• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zbulohet  shifra marramendëse me të cilën paguhet ish-truproja e Bin Ladenit
Home
Nderkombetare

Zbulohet shifra marramendëse me të cilën paguhet ish-truproja e Bin Ladenit

24 April, 2018 anxheladoko Botë, Nderkombetare

Dikur një person i cili mbronte terroristin më famëkeq që ka njohur bota sot ai paguhet plot 1.168 euro ndihmë sociale çdo muaj nga shteti gjerman që prej vitit 1997.

Media gjermane nuk e raporton emrin e plotë të tij për shkak të privatësisë. E megjithëse ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Bin Ladenit, truprojë e tij, ai mohon lidhjet me xhihadistët.

Deportimi në Tunizi është përjashtuar, për shkak se dyshohet se ai mund të torturohet nëse dërgohet atje. Tortura, ndërkohë, është e ndaluar bazuar mbi Konventën europiane të të Drejtave të Njeriut.

Bin Laden drejtoi rrjetin xhihadist “al-Qaeda” dhe miratoi sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara, përpara se të qëllohej për vdekje nga forcat speciale amerikane në Pakistan, në vitin 2011.

Bin Laden drejtoi rrjetin xhihadist “al-Qaeda” dhe miratoi sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara, përpara se të qëllohej për vdekje nga forcat speciale amerikane në Pakistan, në vitin 2011.

Të paktën 3 nga pilotët kamikazë të sulmeve të 11 shtatorit ishin pjesëtarë të qelizave të “al-Qaeda”-s të bazuara në Hamburg, në veri të Gjermanisë.

Sipas dëshmitarëve të një gjyqi antiterror në Gjermani, në vitin 2005, Sami A. kishte shërbyer për disa muaj gjatë vitit 2000 si një prej truprojave të Bin Ladenit në Afganistan. Ai e mohon këtë, por gjykatësit në Dyseldorf u besuan më shumë dëshmitarëve.

Sami A. u hetua për lidhjet e pretenduara me “al-Qaeda”-n, por nuk u akuzua formalisht. Ai jeton në Bochum së bashku me bashkëshorten gjermane dhe 4 fëmijë. Pasi mori lejen e rezidencës së përkohshme në Gjermani, në vitin 1999, ai iu nënshtrua disa kurseve teknologjike dhe u transferua në Bochum në vitin 2005.

Aplikimi i tij për azil u refuzua në vitin 2007, sepse autoritetet e listuan atë si një rrezik për sigurinë. Ai thuhet se paraqitet çdo ditë në stacionin më të afërt policor.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dikur këndonte krah për krah me Ramën, Landi Hysi tregon se çfarë i ndan sot: Unë jetoj në...
Previous article Futbolli francez në zi, vdes ish-trajneri i ekipit kombëtar të “gjelave"

anxheladoko

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT