• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zbulohet rrëfimi i hershëm i princit gjerman për femrat shqiptare: Janë kaq të bukura, me shtat dhe…
Home
Dossier

Zbulohet rrëfimi i hershëm i princit gjerman për femrat shqiptare: Janë kaq të bukura, me shtat dhe…

13 May, 2018 F.autor Dossier

Në faqen n°231 të librit me titull “Mémoires et voyages du prince Puckler-Muskau. Tome V.”, botuar në vitin 1832 – 1833, në Paris, nga shtëpia botuese  “H. Fournier jeune”, gjejmë rrëfimin e princit gjerman, Hermann Ludwig Heinrich Pückler-Muskau (1785 – 1871) mbi takimin e tij me bukuroshet shqiptare në Itali.

Çfarë mbresash i ka lënë asokohe ky takim ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja 

“…Ndërkohë, vetëm kur mbërritëm në territorin napolitan, mësuam se ç’ishte udhëtimi me pozicione. Ditën e parë, qe ende e mundur të shijonim, nga lartësitë e Albanos dhe Aricias, pamjen e bukur të detit dhe fshatrave të Romës ; Madje, ne mundëm, gjatë një ngjitjeje, të dilnim nga makina (karroca), të ecnim drejt një burimi nën hije të Aricias, dhe ku biseduam për disa çaste me këto shqiptare të bukura, të cilat kishim dëshiruar aq shumë t’i njihnim.

Ne gjetëm në këtë vend, dhe sidomos në Velletri, gra kaq të bukura, me shtat dhe pamje si Junona, ku u bindëm për sistemin e kundërt që ne kishim mbështetur deri tani : që arti, madje edhe në mesin e mjeshtrave më të mëdhenj, dhe pavarësisht bukurisë dhe përmasava, qëndron mbrapa natyrës, kur merr përsipër të riprodhojë sërish jetën, ngjyrën e lëkurave dhe shkëlqimin e syve.

Duhet të besojmë se në këto male shqiptare, është përjetësuar një racë njerëzish tepër e veçantë, ku gjaku është thjesht grek dhe romak.

Sa i përket formave të kësaj race, ato janë të një bukurie plastike që i takon më shumë skulpturës se sa pikturës dhe rrjedhimisht lidhet më shumë me antikën sesa me romantikën ; dhe kjo është arsyeja pse Raphaël (Rafaello) dhe shkolla romake (e artit) nuk kanë gjetur tek ato, modele për madonat e tyre.

Kur shohim njërën prej këtyre grave të ecë, hapat e saj janë të matur, shtati i hedhur mbështetet mbi kofshët e gjëra, dhe të njëjtën përmasë e gjejmë më lart,ku qafa elegante dhe e rrumbullakosur ngrihet mbi supet e gjera dhe gjoksin e fryrë.

Koka dhe secila prej tipareve në veçanti ofrojnë të njëjtën madhështi si e gjithë pjesa tjetër e personit.

Megjithatë, theksojmë se nuk duhet absolutisht të përpiqemi të detajojmë, por sidomos të përqendrohemi në efektin e tërësisë ; dhe ky efekt është aq mbresëlënës saqë është e pamundur të mendosh, qoftë dhe për një çast, të bësh shaka me një nga ato banore të maleve.

Ndërkohë, nëse gjejmë pak guxim dhe nëse arrijmë, pranë burimit, të hymë në kontakt me njërën prej tyre, dallojmë që vrazhdësia e kësaj fytyre të bukur zhduket pak nga pak, ndërsa kjo lloj dashamirësie shkakton akoma më më shumë siklet se gjatë heshtjes së parë.

Shqiptaret bëjnë kujdes dhe zgjedhin mirë paraqitjen e tyre, veshja e tyre e bardhë shkëlqen ; flokët e tyre të zeza, nganjëherë janë të lëshuara, nganjëherë janë të ngritura me karfica prej ari ose argjendi, ose janë të mbuluara me një vello, e cila mbron, si një çati, kokën kundra rrezeve të diellit.

Shamia e tyre e bardhë zbret mbrapa shpatullave, dhe disa zonja të rrespektuara, të paktën të pesëdhjetëva, munden, nëse dëshirojnë, të jenë ende krenare për bukurinë e gjoksit të tyre.”(darsiani)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ahamtaj tregon heroin e Kamzës, i habit të gjithë
Previous article Formacionet zyrtare: Levante – Barcelona

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se... Dossier

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se...

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova... Dossier

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova...

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit... Dossier

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT