• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Zbulohet plani i Realit, gati të blejë Nejmarin nga PSG-ja
Home
Futboll

Zbulohet plani i Realit, gati të blejë Nejmarin nga PSG-ja

8 November, 2017 Redaktor2 Futboll, Sport

Transferimi i Nejmarit nga Barcelona te PSG-ja mund të jetë pjesë e një komploti të madh për të përfunduar karrierën e tij te Reali i Madridit. Futbolli europian mbeti i shokuar kur PSG-ja i pagoi 222 milionë euro Barcelonës për superyllin brazilian gjatë verës. “Diario Gol” pretendon se e gjithë kjo lëvizje ka qenë pjesë e një plani të Realit dhe lojtarit që një ditë të bashkoheshin.

Media spanjolle këmbëngul në teorinë e saj, duke pretenduar se babai i sulmuesit, një figurë kryesore në lëvizjet e të birit të tij, është në fakt një tifoz i Realit dhe zgjodhi PSG-në sepse ishte e vetmja mënyrë për ta larguar nga “Camp Nou” dhe dërguar më pas në Madrid. Nejmar Senior përflitet se ka folur disa herë në telefon dhe me presidentin e Realit, Florentino Perez, për të provuar transferimin e djalit të tij te kampionët e Europës, te rivalët e urryer në La Liga.

Por, një transferim direkt nga “Camp Nou” është konsideruar shumë i rrezikshëm, për shkak të vlerës komerciale të lojtarit. Dhe sipas “Diario Gol”, PSG-ja u zgjodh që të ishte destinacioni i tij i radhës sepse ishte perfekt për shkak edhe të lidhjeve të ngushta që klubi francez ka me “Los Blancos”.

Në Madrid kampionët e Europës e shikojnë brazilianin si pasardhësin ideal të Kristiano Ronaldos. Por, rikthimi i tij në La Liga do të bëhet pas disa vitesh, pasi portugezi të dalë në pension”. Nejmar (25 vjeç) është 7 vite më i ri si Ronaldo. Kur të perëndojë dhe karriera e Mesit dhe Kristianos, “O Ney” është prentendenti kryesor për të marrë fronin e më të mirit në botë.

FENOMENI
Një tjetër zë që i jep forcë këtij “konspiracioni” të mundshëm është edhe legjenda e Brazilit, Ronaldo. Luis Nazario de Lima thotë se Nejmar mund të jetë larguar nga Barcelona për të njëjtën arsye që ai e bëri. Fenomeni la “Camp Nou”-n për Interin në vitin 1997, pasi u përplas me bordin e katalanasve dhe thotë për brazilianen “Veja” se një gjë e tillë mund të jetë e vërtetë edhe për bashkatdhetarin e tij.

“Largimi i Nejmarit nga Barça ishte pak a shumë si imi. Unë shkova tek Interi, kur Seria A ishte më e fortë se Liga e Parë Franceze sot. Nuk i di detajet dhe nuk e di çfarë fshihet pas negociatave për Nejmarin. Ndoshta gjithçka lindi pas problemeve me bordin e Barçës, si në rastin tim. Unë do ta bëja përsëri”./panoramasport/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Financieri” i Habilajve mbetet në burg
Previous article ALARM/ Shqipëria vendi më i rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore

Redaktor2

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT