• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Zbulohet në Vjenë libri i një shqiptari anonim për princ Vidin
Home
Libri

Zbulohet në Vjenë libri i një shqiptari anonim për princ Vidin

8 February, 2018 luljetaautor Kulturë, Libri

Është zbuluar në Bibliotekën e Vjenës libri i një shqiptari anonim i titulluar “Principata Shqipëri” që mban pseudonimin Karl Thopia. Përurimi i këtij libri në gjuhën shqipe është zhvilluar në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe Ambasadën Austriake. Zëvendësambasadorja e Austrisë Sonja Harreither, foli për vlerat historike të librit në kuadër të vitit të Kulturës Austri – Shqipëri dhe kujtoi se ky vit do të sjellë një mori aktivitetesh.
Përkthyesja Lindita Komani rrëfen se ky libër i 1916-ës u zbulua rastësisht. “Unë po e kërkoja albanologun Milan Shuflaj për të përkthyer nga ai materialet në gjuhën shqipe. E kërkoja për dy aryse, sepse dihet që atë e kanë vrarë për shkak të studimeve shqiptare. Dhe së dyti, për shkak se Shuflaj është një albanolog i shquar, dhe ndërsa kërkoja më doli përpara ky xhevahir i rrallë”, tha përkthyesja Komani.

Në këtë libër për dalin në dritë disa të vërteta historike për 200 ditët e qëndrimit të princ Vidit në Shqipëri, por ende nuk asnjë të dhënë për autorin. “Nëse mendohet për një autor shqiptar, mes shumë emrave të tjerë, mund të jetë edhe Eqerem Vlora, sepse ai zotërontë shumë mirë gjermanishten, ishte një nip i Toptanasve. Mund të jetë emri Karl Thopia një diversion se kishte lloj legjende se Toptanasit ishin pasardhës të Topiajve. Por një emër tjetër mund të jetë edhe baroni i njohur Nopca. Mund ta ketë shkruar edhe ai, sepse ka disa të dhëna të ngjashme me vlerësimet e tij për Ismail Qemalin. Por ka shumë teza që duhen vërtetuar”, tha drejtori i Muzeut Kombëtar, Dorian Koçi.

Studiuesi Uran Butka u shpreh se zbulimi i këtij libri iu hap rrugën zbulimeve të tjera. “Ky libër ndriçon mjaft momente të rëndësishme të ngjarjeve të asaj kohe, sidomos të rebelimit Haxhiqamilist, por edhe të përpjekjeve të shtetve fqinje, siç ishin Serbia, Greqia, për të ngjallur një anarki dhe për të shfrytëzuar gjjthçka për interesat e tyre, po ashtu edhe për përpjekjet e fuqive të tjera”, tha studiuesi Uran Butka. Më pas, aktiviteti ka vijuar me kumtesa nga të ftuarit. libri merrte vlera të veçanta, pasi kjo periudhë e historisë shqiptare ka nevojë për më shumë dritë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vizita në Amerikë/ Majko takohet me Daçiç, ja çfarë i bëri bashkë
Previous article VOTA E SHQIPËRISË NË OKB/ Kuvendi rrëzon projekt rezolutën e PD. Ja "lëvizja" e socialistëve

luljetaautor

Postime të ngjashme

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT