• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHET MOTIVI/ Vrau kunatin dhe më pas veten, dyshonte se kishte lidhje intime me ish-gruan
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBULOHET MOTIVI/ Vrau kunatin dhe më pas veten, dyshonte se kishte lidhje intime me ish-gruan

10 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Kronikë

Një histori sentimentale duket se është bërë sebepi i ngjarjes me dy viktima në Korçë. Gramoz Nakodhe kunati i tij Serefedin Zenellari mësohet të jenë konfliktuar për një histori intime, pasi dyshonte se Gramoz Nako kishte krijuar lidhje me ish-bashkëshorten e Serefedin Zenellarit. Sipas burimeve nga policia e Korçës, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pikërisht për motive sentimentale dhe jo për grabitjen e 13 mijë eurove. Burime pranë grupit hetimor thanë për “Shqiptarja.com” se njëri nga viktimat, Serefedin Zenellari, kishte disa vite që ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij në Korçë. Mirëpo, edhe pas divorcit, ai dyshonte se ish-gruaja kishte krijuar një raport intim me kunatin e tij, Gramoz Nako, gjë e cila ka sjellë irritimin e Serefedin Zenellarit.

Mes këtij të fundit dhe Nakos gjatë dy ditëve më parë është zhvilluar një takim në një nga kafenetë e Korçës dhe më pas palët janë ndarë. Por në mbrëmje Zenellari ka shkuar në banesën e kunatit të tij, Gramoz Nako dhe e ka qëlluar me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend. Pas kryerjes së krimit, Zenellari është larguar në drejtim të banesës së tij në Korçë, ku ka pritur deri në mëngjesin e ditës tjetër. Kujtojmë që viktima, Gramoz Nako, kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Turqia, ku kishte pushuar me familjen. Nako jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte baba i dy fëmijëve. Ai ishte kthyer pas disa vitesh në Korçë për të pushuar dhe takuar njerëzit e familjes. Por një zënkë me kunatin e tij ka sjellë konfliktin, që ka përfunduar në vrasje. Vrasja e Gramoz Nakos fillimisht nga prokuroria dhe policia e Korçës është menduar se kishte të bënte me një grabitje të mundshme dhe përgjatë gjithë natës policia e këtij qyteti ka shoqëruar dhe pyetur disa persona, të skeduar si grabitës në Korçë. Por gjatë kqyrjes së trupit të viktimës është konstatuar se ai nuk ka pasur shenja dhune. Edhe në ambjentet e brendshme të banesës, është konstatuar se nuk ka pasur thyerje të sendeve apo situatë rrëmuje. Çdo gjë ka qënë në vendin e vet. Nisur nga kjo situatë, policia dhe prokuroria e Korçës kanë filluar të ngrenë dyshime se vrasja e Gramoz Nakos mund të jetë kryer mes rrethit familjar. Policia ka kërkuar shoqërimin e disa personave të rrethit familjar, mes të cilëve edhe kunatin e Gramozit, 71-vjeçarin Serefedin Zenellari. Ky i fundit, sapo ka mësuar lajmin se policia kërkonte shoqërimin dhe pyetjen e tij në komisariat, ka vendosur të vrasë veten, brenda në banesën e tij.

Vetëvrasja ka ndodhur në mëngjes. Krimi është kryer me pistoletën, me të cilën Zenellari kishte qëlluar për vdekje kunatin e tij Nako. Ekspertiza balistike ka provuar se e njëjta armë është përdorur edhe në vrasjen e Gramoz Nakos. Kaq ka mjaftuar që për prokurorinë dhe policinë e Korçës të shuhet çdo dyshim mbi autorin e këtij krimi të rëndë, duke u zbardhur e gjithë dinamika e krimit.

Pritet që në ditët në vijim prokuroria e Korçës të kryejë dhe një sërë veprimesh të tjera proceduriale, me qëllim administrimin në dosje të disa ekspertizave dhe më pas çështja me dy të vrarë ka shumë gjasa që të pushohet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAPORTI/ SHBA kërkon një ngrirje të programit bërthamor të Koresë së Veriut
Previous article LAJTHITJA E PRESIDENTIT/ Ja si votuan deputetët pro dhe kundra shkarkimit të Ilir Metës

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë Aktualitet

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj Aktualitet

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT