• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zbulohet mesazhi, si u kërcënua stomatologia për borxhet: Ngado të fshiheni, deri te motra dhe kunati në Bruksel, do m’i paguani…
Home
Breaking News

Zbulohet mesazhi, si u kërcënua stomatologia për borxhet: Ngado të fshiheni, deri te motra dhe kunati në Bruksel, do m’i paguani…

4 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të tjera tronditëse zbulohen nga çështja e stomatologes Olesia Duka, e cila ndodhet në burg për akuzën e mashtrimit.

Duka akuzohet se ka mashtruar disa persona, duke u marrë borxhe që nuk i ka kthyer. Mirëpo, ajo është përballur edhe me kërcënime nga disa prej atyre, që i kanë dhënë para.

“Panorama” zbulon njërin rast, ku një person i quajtur Erald Maçi, kërcënon stomatologen përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Ai i shkruan stomatologes se ajo do t’ia paguajë dëmin e shkaktuar dhe se nuk do të ndalet as ndaj familjarëve të saj. Ai pretendon se Olesia i ka marrë një shumë prej 270 mijë eurosh.

“O plehrë, ta dish që ky është vetëm fillimi i rrënimit tënd dhe familjes tënde. Ngado që të fshiheni, deri te motra jote dhe kunati në Bruksel, do m’i paguani deri në detaj 270 mijë eurot që të kam dhënë dhe s’mi ke kthyer”, shkruan mesazhi kërcënues.

Kërcënimet janë konfirmuar edhe nga Olesia Duka dhe nga avokati i saj. Në seancën e masës së sigurisë, Duka tha para Gjykatës së Durrësit se ajo është kërcënuar me jetë për borxhet.

Gjithashtu, ajo ka thënë se kambistit Idlir Hoxha nuk i ka marrë shumën që ai pretendon, prej 900 mijë eurosh. Stomatologia 38- vjeçare, Olesia Duka, dyshohet të ketë përvetësuar deri në 2 milionë euro nga biznesmenë të ndryshëm nga Durrësi e Tirana.

Personi që e denoncoi në zyrat e Antikrimit Ekonomik dhe në Prokurori është Idlir Hoxha, pronari i një pike këmbimi valutor në Durrës, i cili pretendon se Duka i ka marrë plot 900 mijë euro përmes mashtrimit. Edhe pse bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme, i dëmtuari rezulton t’i ketë dorëzuar dorazi shumën e parave stomatologes nga Tirana, të cilat i kishte futur në çantë. Në të njëjtën mënyrë kanë vepruar edhe të paktën 5 biznesmenë të tjerë, që kanë depozituar denoncimet e tyre menjëherë pas arrestimit të Olesia Dukës.

Të gjithë të dëmtuarit kanë shmangur në mënyrë të dyshimtë veprimet bankare, duke preferuar që paratë t’ia dorëzonin dorazi, edhe pse bëhej fjalë për shuma mjaft të mëdha. Të paktën deri tani llogaritet një vlerë prej afro 2 milionë eurosh, që është përvetësuar përmes gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit nga ana e stomatologes.

E megjithatë, të paktën deri tani, grupi hetimor nuk ka në dorë ndonjë dokument apo faturë bankare që të provojë se këto para janë tërhequr nga bankat.

Deri tani nuk ka nisur ndonjë hetim për dyshime të mundshme të “pastrimit të parave” nga ana e të dëmtuarve, por pritet të nisë një verifikim në ditët në vazhdim.

HETIMI

Prokuroria e Durrësit njoftoi të dielën e shkuar se në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, mundësoi zbulimin e një vepre penale të një shtetaseje për mashtrim me vlera të mëdha financiare, deri në 900 mijë euro.

“Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova se nga shtetasja Olesia Duka është kryer vepra penale e “mashtrimit” parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, i cili me anë të veprimeve të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit vazhdon të mos kthejë shumën e parave të marra, duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit Idlir Hoxha, që nga njohja mes tyre në nëntor 2016.

Autorja e veprës penale vazhdon të kryejë veprime në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe vjedhjes së shumave të mëdha parash edhe te disa persona të tjerë.

Për këto arsye, nga ana e Gjykatës së Durrësit është caktuar masa e sigurimit “arrest ne burg” për shtetasen Olesia Duka, 38 vjeç, me banim në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Durrësit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Task Forca për lirimin e rrugëve dhe trotuareve, “luftë” kundër gomave, bidonëve dhe karrigeve
Previous article DROGË DHE TE BESIMTARËT/ Popi ortodoks serb zbulohet si trafikant, kapet me klerikun transvestit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT