Zbulohet mesazhi që shkroi ministri francez Gerard Collomb në një libër shënimesh, pas përfundimit të takimit zyrtar me ministrin Xhafaj.
Në momentet e fundit, kur delegacionet po shkëmbenin formulat e kortezisë, ministri Collomb është parë të shkruajë diçka në një libër, që i përket ministrit Xhafaj.
TemA ka siguruar një foto të mesazhit shkruar në frëngjisht.
“Një falenderim për bashkëpunimin mes Ministrisë shqiptare të Brendshme dhe Ministrisë franceze.
Është një çështje vullneti, por edhe besimi midis burrash!
Jam i sigurt nga të gjitha çështjet e trajtuara do të ecim përpara, dhe falë këtij aksioni Shqipëria do të realizojë këtë ëndërr europiane që e ndjeva këtu kaq të fortë”, shkruan ministri Collomb.
Ky mesazh i drejtpërdrejtë dhe për më tepër, i hedhur në një libër shënimesh, është një gjest domethënës.