• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zbulohet linja e trafikut që zotëronte grupi i “Met Kananit”. Sasia rekord e kanabisit të sekuestruar (FOTO)
Home
Breaking News

Zbulohet linja e trafikut që zotëronte grupi i “Met Kananit”. Sasia rekord e kanabisit të sekuestruar (FOTO)

12 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Janë 18 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” të vënë në zbatim falë bashkëpunimit ndërkombëtar mes Shqipërisë, Greqisë, Turqisë, Maqedonisë, Italisë me ndërmjetësimin e DEA-s, SELEC dhe oficerëve të kontaktit të vendeve respektive ku janë realizuar me sukses një sërë operacionesh policore përgjatë një viti.

 

Këta persona të drejtuar nga i ashtuquajturi “Met Kanani” vepronin si grup i strukturuar kriminal, për trafikimin e lendeve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian.

Policia kishte dyshime të forta se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së.

Një tjetër aktivitet kriminal, i zbuluar nga hetimet ishte trafikimi i kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri dhe vendet e BE-së.

Nga të dhënat e policisë shqiptare, vetëm në Greqi, Turqi, Itali e Shqipëri këtij grupi i janë sekuestruar më shumë se 6 ton kanabis.

Arrestimet në Greqi- Ermal Berxhi, 32 vjeç , Astrit Gërbi, 56 vjeç , Daniel Luka, 31 vjeç , Luljeta Berxhi, 51 vjeçe-

Droga e sekuestruar- – 32.4 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, 27.8 gram lëndë narkotike e llojit ‚‘‘Kokainë‘‘

Arrestimet në Greqi- 13 të tjerë

Sasia e drogës së sekuestruar: -1,6 ton kanabis, 32.4 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, – 27.8 gram lëndë narkotike e llojit ‚‘‘Kokainë‘‘

Arrestimet në Fier– 5 persona
Droga e sekuestruar- 70 kg lëndë narkotike
Arrestimet në Vlorë– Renato Agalliu
Droga e sekuestruar- 77 kg kanabis
Arrestimet në Turqi- 11 shqiptarë
Droga e sekuestruar – 1.1 ton kanabis

Nga autoritetet policore turke në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 4 shtetas shqiptarë edhe 7 shtetas turq, mes tyre edhe kreu u grupit kriminal shtetasi Met KANANI.

Gjatë vitit 2017 në 2 operacione të ndryshme në Turqi, u janë sekuestruar edhe 2.1 tonë lëndë narkotike e llojit kanabis dhe janë arrestuar 7 shtetas turq dhe 4 shqiptarë, si dhe 2 shqiptarë të shpallur në kërkim.

Në Itali u janë sekuestruar 2.1 ton lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Këtij grupi më datë 20 prill 2018, nga kontrolli i ushtruar në dy automjete iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 421 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë dhe është arrestuar një shtetas si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër.

Gjate ekzekutimit të vendimit të gjykatës për arrestimin e personave të mësipërm, nga kontrollet e ushtruara janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Në banesën e shtetasit Tahir Saraçi, i cili u arrestua në flagrancë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 851 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Ky hetim proaktiv prej muajsh është ndjekur nga Njësia e Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VERË DHE ROMANCA/ Pas gjithë peripecive, duket se Viola Spiro dhe i dashuri do të ... (FOTO/VIDEO)
Previous article Pas finales së Kievit, Karim Benzema pritet të mësojë klubin e ri

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"MBËSHTESIM PROTESTAT, NDALNI DHUNËN..."/ Lea Ypi ndan letrën e hapur të Diasporës Shqiptare për revoltën kundër Ramës Aktualitet

"MBËSHTESIM PROTESTAT, NDALNI DHUNËN..."/ Lea Ypi ndan letrën e hapur të Diasporës Shqiptare për revoltën kundër Ramës

35 DITË REVOLTË/ Protesta mbarëkombëtare, Diaspora mbërrin në Tiranë Aktualitet

35 DITË REVOLTË/ Protesta mbarëkombëtare, Diaspora mbërrin në Tiranë

I DËNUAR PËR VRASJEN E KAMARIERIT/ Reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E KAMARIERIT/ Reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT