• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zbardhet për herë të parë letra/ Çfarë i shkroi Kryeprokurorja-KQZ-së, për deputetët Rakipi e Rehovica
Home
Shqipëri

Zbardhet për herë të parë letra/ Çfarë i shkroi Kryeprokurorja-KQZ-së, për deputetët Rakipi e Rehovica

6 January, 2018 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Prokuroria është vënë në lëvizje për mandatin e dy deputetëve Rakipi dhe Rehovica, një javë pasi Arta Marku mori detyrën e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme.

“Panorama” shkruan se Kryeprokurorja e re, Arta Marku, ka konfirmuar me një shkresë të drejtuar dje ndaj KQZ-së, se urdhrat e firmosur nga prokurorja Rovena Gashi janë bërë me dijeninë e saj.

Në letrën drejtuar KQZ-së, ajo ka saktësuar se për dy deputetët janë arritur konkluzionet se kanë fshehur dënimet jashtë vendit.

“Nga dokumentacioni i përcjellë konkludohet se, me rastin e marrjes së gjurmëve të gishtave, subjektet, minimalisht, janë shoqëruar në organet ligjzbatuese italiane, duke përdorur me këtë rast identitetin e rremë. Pra, konkludohet se subjektet kanë përdorur pranë institucionit zyrtar, gjeneralitete të tjera, të ndryshime nga gjeneralitetet e deklaruara dhe nuk kanë pasqyruar këtë fakt në formularin e vetëdeklarimit në pikën ‘të dhëna personale’, shkronja b. ‘Gjeneralitete të mëparshme’”, thekson letra e Kryeprokurores Arta Marku.

Më tej, në letrën e firmosur nga Kryeprokurorja e re, për të sqaruar anëtarët e KQZ-së, të cilët kërkuan prova shtesë, thuhet se:

“Rezulton se subjektet nuk kanë deklaruar informacione që lidhen me hetimet në ngarkim të tyre, pavarësisht detyrimit ligjor, që buron nga pyetja 3 e formularit të vetëdeklarimit: A keni qenë ndonjëherë në hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale? Duke mos pasqyruar faktet e mësipërme në formular, konkludohet se veprimi i tyre bie ndesh në fushën e zbatimit të pikës 3/ ç, të Kreut III, vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit”, thekon letra e Kryeprokurores.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jul Dedës i është kthyer në "ves" e qeshura. As tek dentisti nuk e mban dot (FOTO)
Previous article Pas vdekjes tragjike të Florenc Beqirajt, shqiptari bën rrëfimin rrëqethës për ata që kërkojnë azil në Francë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT