• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHET EMRI I SHEFIT TË SHTABIT TË PËRGJITHSHËM/ Gjeneral Brigade Arben Kingji do pasojë Bajram Begajn në postin e lartë
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBULOHET EMRI I SHEFIT TË SHTABIT TË PËRGJITHSHËM/ Gjeneral Brigade Arben Kingji do pasojë Bajram Begajn në postin e lartë

2 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjeneral Brigade Arben Kingji pritet të jetë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

News 24 mëson se emri i gjeneral Kingjit është bërë me propozim të Kryeministrit Edi Rama, sicc e kërkon ligji ndërsa Presidenti Bajram Begaj pritet të dekretojë Gjeneralin në detyrën më të lartë në Forcat e Armatosura Shqiptare , detyrw tw cilwn deri në qershor e mbante vetë.

Gjeneral Brigade Arben Kingji deri më sot mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore. Yllin e gjeneralit, Kingji e ka marrë dy vite më parë ndërsa mbante detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Më parë ai ka ushtruar edhe detyra të tjera si atashe ushtarak në Rumani. Gjeneral Brigade Kingji ka mbajtur edhe detyrën e komandantit të Kontigjentit në disa misione në Afganistan e Irak.

Një ndër emrat e përfolur se do të pasonte shefin e saj Bajram Begaj në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ishte dhe Gjeneral Majore Manushaqe Shehu. Aktualisht gjeneral majorja mban detyren e zëvendësshefes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneralja me dy yje sot mban gradën më të lartë në Forcat e Armatosura Shqiptare. Ajo shkruajti historinë e ushtrisë shqiptarë duke u graduar si gjeneralja e parë shqiptare deri më sot.

News 24 mëson nga burime të besuara se në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes nesër do të organizohet ceremonia e marrjes së detyrës nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade Arben Kingji.

Në fakt në hierarkinë e Forcave të Armatosura nuk është më çudi që një gjeneral me një yll si Kingji të jetë epror i gjeneralmajores me dy yje Manushaqe Shehu.

Edhe më parë në këtë post ka pasur precedentë të tillë, madhe edhe disa kolonelë kanë pasur në varësi gjeneralë brigade sipas postit që kanë mbajtur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIK DROGE MES SHQIPËRISË DHE VENETOS/ Dënohet me 5 vite burg shqiptari në Itali, u kap me 500 mijë euro kokainë të pastër
Previous article "JANË SHUMË TË SHËMTUAR"/ Ronela Hajati tregon ç’pjesë ‘urren’ më shumë në trupin e saj

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT