Nje sasi lende plasese eshte konstatuar nga kalimtaret e rastit ne lagjen 1 te qytetit te Durresit. Burime thone se forcat e policise jane njoftuar per nje sasi lende eksploziv ne afersi te shetitores Taulantja prane nje hoteli.
Policia eshte nisur drejt vendit te ngjarjes nderkohe jane lajmeruar edhe skuadrat e xhenios qe pritet te mberrijne nga momenti ne moment.
Policia ka evakuar banoret e zones dhe turistet e shumte qe ndodheshin aty prane pasi lenda plasese eshte konstatuar prane nje muri rrethues, i cili ndodhet ngjitur me Amfiteatrin.


