• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zbulohet dokumenti i PS/ Marrëveshja Rama-Basha ka përfunduar që në nëntor
Home
Shqipëri

Zbulohet dokumenti i PS/ Marrëveshja Rama-Basha ka përfunduar që në nëntor

17 January, 2018 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Në seancën e 30 nëntorit të vitit kaluar, kryeministri Edi Rama ftoi kryetarin e opozitës Lulzim Basha në dialog, në një kohë kur Partia Socialiste kishte deklaruar të përfunduar që në 14 nëntor marrëveshjen politike Rama-Basha të 18 Majit.
Shqiptarja.com zbardh një dokument, që mban firmën e kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili e deklaron të përfunduar paktin politik Rama-Basha, i cili mundësoi futjen e PD në zgjedhje, në këmbim të ndarjes së pushtetit.

Dokumenti mban datën 14.11.2017, me anë të të cilit Partia Socialiste kërkon shkarkimin e kryetarit të KQZ, Klement Zguri. Emërimi i Zgurit, me propozim të PD-PR, ishte pikërisht produkt i marrëveshjes Rama-Basha. Duke argumentuar se pse duhet të shkarkohet Zguri, ndër të tjera Balla shkruan se marrëveshja politike në bazë të së cilës u zgjodh Zguri në krye të KQZ, tashmë ka përfunduar. Në dokument thuhet gjithashtu se marrëveshja Ram-Basha u zbatua duke anashkaluar ligjin.

Në këtë kuadër, tërheqja e kryeministrit Edi Rama në 30 nëntor nga shkarkimi i Zgurit dhe ftesa për ta zgjidhur këtë çështje me dialog, duket disi kontradiktore me kërkesën dhe argumentimin e kreut të grupit parlamentar socialist. Nga ana tjetër, Basha deklaroi prishjen e marrëveshjes menjëherë pasi humbi zgjedhjet. “Kujtojmë që z. Zguri nuk u zgjodh në respekt të Kodit Zgjedhor, por të një marrëveshjeje politike, e cila sot konsiderohet e përfunduar. Z. Klement Zguri është zgjedhur kryetar i KQZ me vendimin nr. 78/2017 të Kuvendit, në kuadër të marrëveshjes politike pozitë-opozitë të majit 2017.

Ai është zgjedhur pa konkurim, si kandidat i vetëm i ofruar nga opozita, me synimin e shpallur për të ofruar sa më shumë garanci për këtë të fundit, me qëllim sigurimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës. Sipas Raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet 2017: Marrëveshja siguroi pjesëmarrjen e PD-së dhe të aleatëve të saj në zgjedhje dhe përcaktoi që PD-ja do të merrte disa poste. Si pjesë e marrëveshjes politike, Kuvendi zëvendësoi me 22 maj kryetarin e KQZ-së 35 ditë para ditës së zgjedhjeve me një anëtar tjetër të KQZ-së, përfaqësues i opozitës. duke anashkaluar procedurën e parashikuar ligjore”, thuhet në kërkesë.

Thirrja për dialog

Në seancën e 30 nëntorit, kryeministri Edi Rama u tërhoq nga nisma për shkarkimin e kreut të KQZ, Klement Zguri. Tërheqja erdhi pas kërkesave të vazhdueshme të Lulzim Basha dhe kreut të PR, Fatmir Mediut. “Pranoj propozimin që të mos futet në kalendarin e Kuvendit kërkesa, dialog me opozitën për të zgjidhur ngërçin. Nuk kemi se çfarë diskutojmë më, nuk është sot për të debatuar” deklaroi Rama.

Basha për marrëveshjen

Në seancën e parë të Kuvendit të ri që doli nga zgjedhjet e 25 qershorit, kryetari i opozitës Lulzim Basha u shpreh se marrëveshja e 18 majit kishte përfunduar, sipas tij, me vjedhjen e zgjedhjeve. “Thelbi i marrëveshjes së 18 majit ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ndaj dhe zgjedhjet e 25 qershorit shënuan edhe vdekjen e kësaj marrëveshjeje. Zgjedhjet rikonfirmuan problemin numër 1 të Shqipërisë: vjedhjen dhe tjetërsimin e vullnetit të Shqiptarëve për hir të pushtetit personal dhe privat të Edi Ramës”, ka pohuar Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ish-e fejuara e piktorit tregon 3 emrat e spiunëve: Kush informonte te Sigurimi për Edison Gjergon
Previous article Alarmi i shkencëtarëve: Nëse iu kanë ardhur periodat para kësaj moshe, rrezikoni shumë!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT