• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zbulohet dokumenti nga arkivat gjermane: As 28 as 29, ja kur ka ikur ushtari i fundit nga Shkodra
Home
Sociale

Zbulohet dokumenti nga arkivat gjermane: As 28 as 29, ja kur ka ikur ushtari i fundit nga Shkodra

29 November, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Debati për datën e Çlirimit është i vjetër, por fatkeqësisht, ky debat është zhvilluar në arenën e politikës dhe jo aty ku e ka vendin, mes historianëve.

Top Story i kësaj të mërkure e zbriti këtë debat në arenën e profesionistëve të fushës me të ftuar dy historianët, Marenglen Kasmi dhe Valentina Duka.

Për herë të parë në Top Story, historiani Marenglen Kasmi publikoi një dokument të ushtrisë gjermane, nxjerrë nga arkivat dhe firmosur në 30 nëntor të vitit 1944, i cili sqaron përfundimisht nga pikëpamja historike “mollën e sherrit” prej çerek shekulli mes politikanëve dhe historianëve.

“Kam një raportim ditor me telegram të Komandës të Grupimit të Forcave Tokësore E, që përfshinin forcat në Ballkan dhe kam vëzhguar raportimet nga data 22 deri në datën 30. Është raportimi i datës 29, i pasdites ku thuhet që Shkodra, tashmë është lëshuar. Është një raportim shtesë, ku thuhet se Shkodra është lëshuar pa presion nga kundërshtari”, deklaroi Kasmi.

Valentina Duka thotë se ajo personalisht mendon se zgjedhja e datës së Çlirimit të Tiranës do ta shmangte këtë debat.

“Personalisht mendoj që dita e Çlirimit duhet të ishte si në të gjitha vendet e asaj kohe që patëm një ditë çlirimi kombëtare, që iu referuan ose çlirimit të kryeqytetit, që mund të ishte 17 nëntori dhe nuk ka asnjë dilemë. Në ditën kur u vendos data e Çlirimit, Këshilli Nacional-Çlirimtar më 1945 i është referuar edhe datës 22 tetor, që ishte data e Çlirimit të Beogradit”, u shpreh historiania dhe deputetja e Partisë Demokratike, Valentina Duka.

Por Kasmi thotë se as kjo nuk do ta shteronte debatin, ndërsa Duka deklaron se nuk e mbështet tezën e kolegëve të saj për vendosjen e datës 29 nga Enver Hoxha për t’i shërbyer Jugosllavisë.

“Nuk mbështes tezën e kolegëve që thonë se mbledhja e këshillit e lëvizi datën për t’i shërbyer Jugosllavisë. Nëse Enver Hoxha do ta kishte bërë këtë sipas kësaj teze, në 1948 (kur u prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë) do ta kishte hequr këtë datë”, deklaroi ajo.TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U përfol se janë ndarë, pas Vesës reagon Big Basta: Ndarë? Do shihemi së shpejti...
Previous article Festat e çmendura të Pavarësisë, ja si festohet nëpër botë

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT