• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHEN RISITË NË MATURËN SHTETËRORE TË KËTIJ VITI? Ja ndryshimi me vitet e kaluara
Home
Sociale

ZBULOHEN RISITË NË MATURËN SHTETËRORE TË KËTIJ VITI? Ja ndryshimi me vitet e kaluara

26 December, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Arsimit dhe ajo e Financave kanë firmosur udhëzimin me datat dhe modalitetet e provimeve të Maturës Shtetërore 2023.

Vetë Evis Kushi bëri publike datat, por jo dokumentin, për të cilin mësohet se nuk do të ketë asnjë ndryshim nga viti i kaluar veç datave. Krahasuar me vitet e mëparshme ajo që vihet re nga matura në maturë është kohëzgjatja gjithnjë e më e madhe nga njëri provim në tjetrin, duke u dhënë kështu më shumë mundësi maturantëve të përgatiten për provimet e fundit, të cilat kanë peshë të konsiderueshme në garën e mëtejshme për t’u pranuar në universitet.

Ky sezon do të vijë edhe me ndryshime rrënjësore në strukturën e provimeve, të bëra me dije nga MAS. Mospërputhja në shumë raste e notës mesatare të gjimnazit me atë në provimet kombëtare, konkluzion i analizës së maturës shtetërore 2021 ka ndryshuar mënyrën e hartimit të tezave. Po ashtu, pritet të rritet edhe numri i pyetjeve me alternativa me qëllim që të shmangen gabimet në korrigjim.

DATAT

Ndryshe nga viti i kaluar, ku sezoni i provimeve të maturës u zhvillua në gjysmën e dytë të muajit, në këtë maturë është rivendosur në fillim. Më konkretisht nga data 1 deri në 19 qershor për t’ua lënë radhën minimaturantëve për provimet e tyre. Sipas datave të bëra publike nga ministrja Kushi gjatë një takimi me maturantët e Korçës në të cilin diskutoi mbi rregulloren e sapomiratuar, provimi i parë do të mbahet ditën e parë të muajit, 1 qershor.

Si zakonisht do të jetë Gjuha e Huaj ajo që hap siparin e testimeve, ndjekur gjashtë ditë më vonë nga Gjuha Shqipe e Letërsia, matematika e lënda me zgjedhje. Ndryshe nga maturantët e tjerë, ata që konkurrojnë për mjekësi do t’i nënshtrohen edhe një testimi që sivjet pilotohet për herë të parë. Nga Korça, ministrja bëri me dije se në 31 dhjetor, të rinjtë do të kenë gati fondin me pyetjet nga të cilat do të hartohet teza finale.

DETAJET E TESTIMEVE

Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim. Për sa i përket nivelit të vështirësisë, 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale. Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25 % të pikëve të testit. sipas ministres, vlerësimet e testeve do të bëhen brenda një kohe shumë të shkurtër për t’u dhënë mundësinë edhe maturantëve që duan të studiojnë jashtë të kenë diplomat në duar në ditët e para të korrikut.

Në vitin e parë të shpërthimit të pandemisë, i gjithë testi u zhvillua me alternativa, një mundësi e përfolur si projekt pilot, por që edhe ky hasi në kundërshti të forta. MAS po diskuton të implementojë risi në procesin e pranimeve, por nuk do të hyjnë në fuqi direkt. Ajo që thuhet me saktësi është që testet do të jenë më të lehta përmes rritjes së numrit të pyetjeve me alternativa, që sipas ministres, shmang gabimet në korrigjim. Nga janari i 2022, Ministria e Arsimit ka zhvilluar një tur të gjerë takimesh në qytete të ndryshme të vendit për të informuar dhe konsultuar më mirë me maturantët dhe mësuesit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI RENDITET SHQIPËRIA? Shtetet e Europës ku hotelet dhe restorantet janë më të lirat e më të shtrenjtat
Previous article MOT I KEQ NË KANADA/ Autobusi aksidentohet në rrugën me akull, vdesin 4 persona

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA NGJARJA NË KURBIN/ 22-vjeçari i plagosur u dërgua në spital nga vëllai, ja dëshmia e tij Aktualitet

DETAJE NGA NGJARJA NË KURBIN/ 22-vjeçari i plagosur u dërgua në spital nga vëllai, ja dëshmia e tij

DIGJENT MALI I ÇIPINIT/ Era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes Aktualitet

DIGJENT MALI I ÇIPINIT/ Era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT