• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHEN PARCELA TË TJERA ME KANABIS NË LEZHË/ Hashashi u kultivua në disa sipërfaqe në zonat malore mes Pukës dhe Mirditës
Home
Breaking News

ZBULOHEN PARCELA TË TJERA ME KANABIS NË LEZHË/ Hashashi u kultivua në disa sipërfaqe në zonat malore mes Pukës dhe Mirditës

21 October, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Parcela që zbuloi Saimir Hoxha me dy kolegët e tij, pak para se të ekzekutohej në krye të detyrës, më 28 shtator, duket se nuk ishte e vetmja në rrethinat e qarkut të Lezhës.

Kështu rezulton nga një operacioni i SPAK-ut në bashkëpunim me Policinë, ndonëse ende nuk jepen të dhëna zyrtare për rezultatet, pasi duket se ende nuk janë ekzekutuar të gjithë urdhrat e ndalimit. Deri tani flitet për 5 efektivë të arrestuar. Burime të rezervuara nga Policia thanë se Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhra ndalimi, në lidhje me një procedim penal për “kultivim bimësh narkotike”, që ende nuk dihet nëse ka nisur para apo pas vrasjes së oficerit të Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha. Behët fjalë për persona të përfshirë në kultivimin e drogës, në zonën kufitare mes Pukës dhe Mirditës, nën juridiksionin e qarkut të Lezhës. Parcela që zbuloi dhe asgjësoi bashkë me dy kolegët e tij, Saimir Hoxha, tashmë i shpallur dëshmor, kishte vetëm 62 bimë. Megjithatë, nuk dihet se sa bimë janë kultivuar në parcelat e tjera.

VRASJA E OFICERIT

Policia e Shtetit, duke dhënë detaje për vrasjen e oficerit Saimir Hoxha në krye të detyrës, shpjegonte se: “Strukturat e Komisariatit të Policisë Lezhë kishin formuar grupin e kontrollit, pas informacioneve për ekzistencën e një miniparcele të kultivuar me bimë narkotike. Grupi i kontrollit përbehej nga tre punonjës Policie dhe kryesohej nga shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë. Punonjësit e Policisë kanë qenë me veshje civile dhe njëri prej tyre ishte me jelek fosforeshent me mbishkrimin Policia. Grupi i kontrollit ka gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies, 62 bimë narkotike dhe gjatë kthimit, rreth 500 metra nga miniparcela ku u asgjësuan bimët narkotike, është shkëmbyer me automjetin tip ‘VolkParcela që zbuloi Saimir Hoxha me dy kolegët e tij, pak para se të ekzekutohej në krye të detyrës, më 28 shtator, duket se nuk ishte e vetmja në rrethinat e qarkut të Lezhës. swagen’, ku ndodheshin autori dhe dy shokët e tij tashmë të arrestuar”.

Oficeri i krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha, u ekzekutua nga Aldi Rama paraditen e 28 shtatorit. Tre efektivët e Policisë ishin kthyer pas një operacioni ku kishin asgjësuar një parcelë të vogël me kanabis në Ishull Lezhë. Në kthim, oficerët e Policisë ndaluan për kontroll makinën, në të cilën ndodhej Aldi Rama bashkë me dy shokë të tij, por sapo oficeri Saimir Hoxha i ka kërkuar mjetin e identifikimit Ramës, ai e qëlloi me armë zjarri, duke e lënë të vdekur. Më pas, kolegët e Hoxhës i janë kundërpërgjigjur me armë, por i riu arriti të largohet dhe pas rreth 5 orësh ndjekje nga forcat RENEA, i riu qëlloi veten me një plumb në kokë, duke gjetur vdekje mëngjesin e ditës nesërmes në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia bënte me dije se në vendin e ngjarjes ishin gjetur nëntë gëzhoja plumbash, të cilat ishin të armëve të efektivëve që ishin në vendin e ngjarjes, për të cilët Policia thoshte se kanë qëlluar në drejtim të automjetit të 21-vjeçarit që tentonte të arratisej nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, shokët e Aldi Ramës janë dorëzuar pa rezistencë, 21- vjeçari që ndodhej në pjesën e pasme të automjetit ka refuzuar, duke u deklaruar efektivëve se “unë nuk jam për t’u kontrolluar…”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR FORCIMIN E KUJTESËS/ Njihuni me produktet që ju duhen çdo ditë
Previous article "S'MERRJA DOT FRYMË"/ Semi tregon se vuan nga ankthi: S’kam asnjë kujtim të bukur vitet e fundit

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT