• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBULOHEN MBI 300 TRUPA NË SPITAL/ Biden “shuplakë” Netanjahut: Po gabon në Gaza
Home
Nderkombetare

ZBULOHEN MBI 300 TRUPA NË SPITAL/ Biden “shuplakë” Netanjahut: Po gabon në Gaza

10 April, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Në një prej komenteve më kritike ndaj luftës izraelite në Gaza, Presidenti amerikan Joe Biden e cilësoi si të gabuar qasjen e Benjamin Netanjahut. Në një intervistë televizive, kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri thirrje për armëpushim dhe qasje të plotë ndaj ndihmave në enklavën e copëtuar.

Një javë pas vrasjes së 7 punonjësve të bamirësisë në sulmet e ushtrisë izraelite, Biden e quaji të tmerrshme mënyrën se si automjeti i vullnetarëve ishte goditur nga dronët në një autostradë: “Mendoj se ajo që po bën Netanjahu është e gabuar. Nuk jam dakord me qasjen e tij. Mendoj se është e tmerrshme që ato 3-4 automjete u goditën nga dronët në një autostradë. I bëj thirrje izraelitëve për armëpushim dhe që të lejojnë përgjatë 6 deri në 8 javët e ardhshme qasje të plotë ndaj ushqimeve dhe medikamenteve që hyjnë në vend”.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se gjatë një telefonate të zhvilluar javën e kaluar me Netanjahun, Biden paralajmëroi se vazhdimi i mbështetjes amerikane për luftën do të varej nga vullneti i Izraelit për të lejuar hyrjen e më shumë ushqimeve dhe ilaçeve. Por, me gjithë presionin në rritje, kryeministri izraelit këmbëngul se asnjë fuqi botërore, nuk do t’i ndalë trupat e tij të hyjnë në Rafah, qytet në jug të territorit ku janë strehuar 1,5 milionë palestinezë.

Ai thotë se është caktuar edhe data e operacionit madhor, në një sfidë të hapur ndaj aleatit historik SHBA, që e ka dënuar planin. Biden po përballet me presion të shtuar në vendin e tij lidhur me Izraelin dhe gjatë javëve të fundit e ka ashpërsuar retorikën ndaj Netanjahut. E megjithatë, furnizimet ushtarake, përfshirë bomba, raketa dhe municione kanë vërshuar të pandërprera nga SHBA drejt Izraelit.Në një dëshmi të dramës që ka kapluar Gazën, trupat e 381 personave u zbuluan në një varrezë masive rreth spitalit të AL Shifës, ku sipas punonjësve forcat izraelite vranë qindra palestinezë gjatë rrethimit disa javor, duke lënë trupat të dekompozohen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PA**A TA ZËNTË GOJËN"/ Degradon në ofendime debati mes Eglës dhe Rikes
Previous article MESSENGER SJELL RISI/ Albume të përbashkëta, imazhe HD dhe dokumente deri në 100 MB

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT