• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHEN LIDHJET E 5 BANDAVE/ Mes tyre edhe një 29-vjeçar i ekzekutuar me tritol në makinë! “Sky ECC” zbardh episode të trafikut të drogës Shqipëri- Greqi
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBULOHEN LIDHJET E 5 BANDAVE/ Mes tyre edhe një 29-vjeçar i ekzekutuar me tritol në makinë! “Sky ECC” zbardh episode të trafikut të drogës Shqipëri- Greqi

6 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Edhe pse ende nuk ka një deklaratë zyrtare lidhur me operacionin e djeshëm të zhvilluar në Greqi pas zbërthimit të mesazheve në “Sky ECC”, media greke ka arritur të zbulojë detaje.

Sipas burimeve, numri i personave të arrestuar ka shkuar mbi 20. Një prej personave që rezulton në komunikime është një 29-vjecar, i ekzekutuar në Shqipëri pas vendosjes së një sasie eksplozivi në automjet. Kreu i grupit kriminal, sipas bisedave, rezulton një shtetas i përfshirë në tentativën e vrasjes së një shqiptari në shkurt 2021. Pjesë të rëndësishme në grup ka edhe një 36-vjeçar grek, aktualisht me banim në Bordo, me masën ndalim dalje nga Franca, i përfshirë në trafikun e 1.5 ton kokainë në korrik 2017 në Francë. Një tjetër i përfshirë, shofer kamioni, rezulton i arrestuar në maj 2020 në një port të Italisë, duke transportuar 140 kg marijuanë. Ai ishte nisur nga një port grek.

Sipas të njëjtave burime, janë zbardhur rreth 70 episode të trafikut dhe shitjes së drogës, në periudhën mars 2020 – mars 2021. Shumë nga këto episode përfshijnë Shqipërinë. Bëhet fjalë për veprimtarinë e të paktën 5 grupeve. Një ndër linjat e trafikut ka qenë ajo e marijuanës midis Spanjës, Shqipërisë dhe Greqisë, përfshirë edhe atë të llojit SKUNK e cila fshihej në fugona. Gjithashtu janë zbardhur edhe episode të trafikut dhe shitjes së kokainës, mes Athinë dhe Mykonos.

Pastrimi i parave të grupeve bëhej nëpërmjet kompanive të makinave me qira në Athinë dhe Mykonos. Një tjetër metodë ishte ajo përmes biletave fituese në kompanitë e basteve. Dy prej të dyshuarve rezultojnë të përfshirë edhe në pastrimin e parave nëpërmjet metodës Hawala.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM PARË NËNËN TIME TEKSA THEREJ ME THIKË"/ Xhensila Myrtezaj rrëfen tragjedinë familjare dhe ka një mesazh
Previous article QEVERIA BËN GATI LIGJIN E RI: Zonat për gjueti do jepen me qira! Si do të funksionojë skema

s.autor

Postime të ngjashme

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim Aktualitet

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë Aktualitet

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT