Studiuesi Erald Kapri ka publikuar sot foto të objekteve të rrala të Mbretit Zog, të cilat gjenden në shtëpinë e Ankandeve në Lodër.
Kapri në postimin i tij shkruan se “Etore Bugatti, prodhuesi i famshëm i makinave, nxorri në fund të viteve 20 një model mbretëtor makine që e quajti Bugatti Royale. Ai prodhoi vetëm 6 makina të tilla, nga të cilat vetëm 3 u shitën për familje mbretërore”.
erald-kapri
POSTIMI I PLOTË
Zbulohen dy objekte të rralla të Mbretit Zog në Shtepinë e Ankandeve në Londër
Një shtëpi ankandesh në londër “The saleroom” ka zbulur dhe nxjerrë në shitje dy objekte të rralla të Mbretit Zog. Bëhet fjalë për një nga spaletat e uniformës së tij mbretërore dhe stema e makinës mbretëtore të një Bugatti Royale që Zogu nuk e gëzoi dot.
OBJEKT I RRALLE MBRETI ZOG
Etore Bugatti, prodhuesi i famshëm i makinave, nxorri në fund të viteve 20 një model mbretëtor makine që e quajti Bugatti Royale. Ai prodhoi vetëm 6 makina të tilla, nga të cilat vetëm 3 u shitën për familje mbretërore. Njëra prej tyre u destinua për Mbretin Zog por për arsye të panjohura Mbreti Zog nuk e tërhoqi kurrë makinën. Por më herët ai kishte porositur stemën mbretërore të saj, një shqiponjë që mbante në supe kurorën e Skënderbeut, me metal të rëndë në bronz ari, që do i vendosej makinës sipër kofanos së saj. Për herë të parë kjo stemë, e ruajtur diku në një koleksion privat, është nxjerrë në shitje për vlerën minimale 1500 euro.
OBJEKT I RRALLE MBRETI ZOG
Objekti i dytë është spaleta e uniformës mbretëtore, e cila ka një fushë të argjendtë me emblemën AZ e që së bashku me kunja lidhin edhe kurorën e Skënderbeut. Lidhjet janë me shirita argjendi ndërsa pjesa e brendshme e saj është e punuar me lesh dhe pëlhurë nga ku ka edhe mbishkrimin e prodhuesit “Unione Militare Roma”. Çmimi i spaletës është 600 euro.