• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHEN DOKUMENTET/ Bien akuzat e prokurorit Hajdarmataj, IMT vendosi 60 milionë lekë gjobë dhe kërkoi…
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBULOHEN DOKUMENTET/ Bien akuzat e prokurorit Hajdarmataj, IMT vendosi 60 milionë lekë gjobë dhe kërkoi…

15 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dokumentet e zbuluara në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit rrëzojnë akuzat e ngritura nga prokurori i njohur për përplasjet e tij me socialistët, Besim Hajdarmataj, i cili nesër pritet të përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për akuzat e ngritura nga ndërkombëtarët.  Prokurori tropojan Hajdarmataj  ka akuzuar zyrtarët e IMT për mosveprim ndërkohë që dokumentet zyrtare tregojnë se inspektorët jo vetëm që kanë reaguar, por kanë gjobitur subjektin që është konstatuar pa leje me 60,000,000 lekë.

Në bazë të vendimit nr. 2962 datë 10/08/2020 pas ushtrimit ët kontrollit në subjekt, është konstatuar kundravajtja në tejkalim të lejes së marrë, duke sjellë marrjen e kundravajtës administrative prej 3,000,000 lekësh. Më pas, sërish IMT, pasi ka konstatuar se nuk është respektuar pezullimi i punimeve, duke marrë vendim nr. 3314 datë 2.03.2021 për të gjobitur subjektin me 57,803,400 lekë, duke e çuar në total mbi 60 milionë lekë shumën e dy gjobave të vendosura.

Pas marrjes së gjobës së dytë, IMT ka shkuar më tej, duke marrë vendimin për prishjen e objektit të kundërligjshëm në të njëjtën ditë kur u vendos gjoba 57.8 milionë lekë.  Është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë e cila e vënë në lëvizje nga subjekti që kreu kundravajtjen, mori vendimin për pezullimin  e prishjes së ndërtimit pa leje si dhe të ekzekutimit të gjobave. Për këtë vendim, IMT është ankimuar në Gjykatën e Apelit Administrativ, duke ndërmarrë kështu të gjitha veprimet që i parashikon ligji nga gjobitja me 3 mln lekë për konstatimin e tejkalimit të lejes, gjobitjen me 57.8 mln lekë për shkeljen e pezullimit të punimeve dhe më pas marrjen e vendimit për prishjen e objektit të kundraligjshëm.

Vendimi i Gjykatës për pezullimin

Gjoba e vendosur prej 3 mln lekësh

Gjoba e vendosur prej 58 mln lekë

Njoftimi i vendimit për shembjen e objektit
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAGOI 28 MILIONË DOLLARË/ Kush është 18-vjeçari, njeriu më i ri që do të udhëtojë në hapësirë krah Jeff Bezos
Previous article MERKATO E "ÇMENDUR"/ Ngec rinovimi me PSG-n, Real Madrid hidhet në sulm për Mbappe

s.autor

Postime të ngjashme

HIDHET SHORTI/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet Aktualitet

HIDHET SHORTI/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

APELI I GJKKO I AKUZOI PËR MASHTRIM NË CALL CENTER/ 4 nëna me fëmijë dërgohen në burg, Gerta Gjoci merr me vete foshnjën 3-muajshe! Kërkojnë shtyrjen e dënimit Aktualitet

APELI I GJKKO I AKUZOI PËR MASHTRIM NË CALL CENTER/ 4 nëna me fëmijë dërgohen në burg, Gerta Gjoci merr me vete foshnjën 3-muajshe! Kërkojnë shtyrjen e dënimit

E RËNDË/ Dhunohet me shkop bejsbolli polici 19-vjeçar në Krujë! Dyshohet se fliste në Instagram me një të mitur, e sulmuan vëllezërit e saj Aktualitet

E RËNDË/ Dhunohet me shkop bejsbolli polici 19-vjeçar në Krujë! Dyshohet se fliste në Instagram me një të mitur, e sulmuan vëllezërit e saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT