• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHEN DETAJET/ Gjyqtarja Kapedani 6 muaj në Skoci, jep edhe mësim në Universitetin e Elbasanit. Emërimi…
Home
Sociale

ZBULOHEN DETAJET/ Gjyqtarja Kapedani 6 muaj në Skoci, jep edhe mësim në Universitetin e Elbasanit. Emërimi…

4 June, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Zbulohen detaje të tjera rreth të shkuarës së zëvendëskryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila për disa ditë me radhë ‘pushtoi’ mediat, rrjetet sociale dhe vuri në lëvizje institucionet e drejtësisë për shkak të publikimit të disa videove, ku shfaqej duke bërë sfilatë dhe modelig në shkelje të kodit të etikës nga zyra e gjykatës. Në vitin 2002, një viti para se të konkurronte për mis Shqipëria, ka jetuar për gjashtë muaj në Skoci. Në formularin e dekriminalizimit të siguruar nga Shqiptarja.com, gjyqtarja thotë se gjatë periudhës korrik-dhjetor ka jetuar në Skoci, sipas saj, fillimisht për si vizitore dhe më pas për studime.

Gjatë kësaj periudhe 6-mujore, mbetet mister se sa muaj Kapedani ka qëndruar si vizitore dhe sa kohë për studime. Gjithashtu, nuk dihet se për çfarë paska studiuar gjyqtarja dhe çfarë studimesh paskërka bërë në më pak se gjashtë muaj! Gjatë diskutimeve në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë për emërimin e saj gjyqtare në shtator të 2015 dhe më pas gjatë rritjes së saj në detyrë, nuk rezulton asnjë e dhënë për studimet e saj në Skoci. Gjithashtu, në faqen zyrtare të Gjykatës së Elbasanit nuk ka një CV për zëvendëskryetaren.

Ndërkaq, përveçse jep drejtësi, gjyqtarja e ‘Tik-Tok-ut’, jep edhe mësim me kohë të pjesshme në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Elbasanit, konkretisht Të Drejtën Private dhe Të Drejtën Penale të Posaçme. Nuk dihet nëse ka bërë sfilatë dhe ka ekspozuar luksin edhe në këtë universitet si në ambientet e gjykatës. Burimi i sjelljeve të Enkeleda Kapedanit, që diskreditojnë dhe komprometojnë rëndë figurën e gjyqtarit, ndoshta duhet gjetur në ish Këshillin e Lartë të Drejtësisë, i cili emëroi Kapedanin gjyqtare në shator të 2015, me shpejtësi dhe në mungesë transparente, madje më herët, që tek pranimi në Shkollën e Magjistraturës.

Në vitin 2014, Enkeleda Kapedani ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës, ndërsa në vitin 2015 propozohet për t’u emëruar gjyqtare po nga Shkolla e Magjistraturës. KLD shpall disa vende vakante në korrik të vitit 2015 dhe dy muaj më pas, në shtator, emëron me shpejtësi Kapedanin në Gjykatën e Elbasanit. Pesë vite më pas, Kapedani zgjidhet zëvendëskryetare e Gjykatës së Elbasanit. I gjithë ky rrugëtim i shpejtë karakterizohet nga mungesa e transparencës, duke krijuar dyshime të forta për një dorë lobuese në prapaskenë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GJERMANIA I KA TË GJITHA CILËSITË"/ Trajneri Low: Më pëlqen të ndryshoj modul gjatë ndeshjes, është...
Previous article PANDEMIA JASHTË KONTROLLIT/ Kompeticioni i njohur rrezikon përsëri ndryshim të vendit organizator 9 ditë nga fillimi

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENTI TRAGJIK NË SHKODËR/ Kush është 16-vjeçari që humbi jetën (FOTO) Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË SHKODËR/ Kush është 16-vjeçari që humbi jetën (FOTO)

"JO, JO XHAXHI POLICI"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Fëmijët traumatizohen nga situata Aktualitet

"JO, JO XHAXHI POLICI"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Fëmijët traumatizohen nga situata

SAGA E PËRGJAKSHME NË MIRËDITË/ 9 vite përplasje dhe viktima: nga Saimir Jaku te ekzekutimi i sotëm i Viktor Bardhit Aktualitet

SAGA E PËRGJAKSHME NË MIRËDITË/ 9 vite përplasje dhe viktima: nga Saimir Jaku te ekzekutimi i sotëm i Viktor Bardhit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT