• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHEN DETAJET E REJA/ Dentistja “900 mijë euro” ka mashtruar edhe një listë njerëzisht të tjerë (SHUMAT)
Home
Breaking News

ZBULOHEN DETAJET E REJA/ Dentistja “900 mijë euro” ka mashtruar edhe një listë njerëzisht të tjerë (SHUMAT)

26 February, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nuk reshtin së ekspozuari detaje të reja nga veprimtaria e Olesja Dukës, dentistes nga Tirana e akuzuar dje nga Prokuroria per mashtrimin me 900 mije euro. Pas berjes publike te lajmit per arrestimin e saj numri i denoncimeve eshte shtuar. Te pakten 5 denondime te reja jane shtuar sot prane sektorit te antikrimit ekonomiko financiar ne Drejtorine e Policise se Tiranes.

Shumat qe pretendohet nga viktimat e mashtrimeve te saj, jane nga me te ndryshimet. Sakaq mësohet se Duka ka mashtruar një biznesmen tjeter duke i vjedhur 30 mijë euro. Shume kjo qe nuk ishte e llogaritur ne totalin e 900 mije eurove te deklaruara nga Prokuroria. Nderkohe qe denoncuesit e tjere pritet qe te bejne deklarimin dhe ofrimin e provave shuma e mashtrimit nga dentistja seksi po rritet.

Veçoria qe zbuluan hetuesit ishte se ajo perveçse i genjente duke pretenduar se kishte 8 klinika stamatologjie, ishte se ajo hynte ne lidhje intime me viktimat e saj te ardhshme, te cilet e kishin me te thjeshte me sa duket pas kesaj, te binin ne gracke.

Deklarat e Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë mundësoi zbulimin e një vepre penale të një shtetasje për mashtrim me vlera të mëdha financiare, deri në 900 mijë euro. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në 26 shkurt 2018 ka filluar procedimin penal nr. 143/2018, për veprën penale “Mashtrimi”, te parashikuar nga neni 143/3 i K. Penal në ngarkim të shtetases Olesja Duka banuese në Tiranë në dëm të shtetasit paditës I.H.

Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova se nga autori i veprës penale Olesja Duka (madhor) është kryer vepra penale e “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, i cili me anë të veprimeve të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit vazhdon të mos kthejë shumën e parave të marra duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit I.H.që nga njohja mes tyre në nëntor 2016.

Autori i veprës penale vazhdon të kryejë veprime në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe vjedhjes se shumave të mëdha parash edhe tek disa persona të tjerë. Për këto arsye nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është caktuar masa e sigurimit arrest ne burg për shtetasen Olesja Duka e datëlindjes 26.09.1980, me banim në Tiranë. Nisur nga dëmi i madh i shkaktuar të dëmtuarit nga vepra penale, nga ana e Gjykatës është vendosur sekuestroja preventive për pesë pasuri të autorit dhe familjarëve të tij me një vlerë mbi treqind mijë Euro. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e shumave të vjedhura dhe të fshehura nga ana e autorit të veprës penale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aspak e tonifikuar por me strija në këtë pjesë të trupit, Kim Kardashian bëhet objekt thashethemesh[FOTO]
Previous article Marrëveshja e detit/ PROFIL: Kush është Artur Meçollari eksperti "spiun me njollë” në grupin negociator (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni Aktualitet

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë Aktualitet

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT