• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHEN bisedat e fundit telefonike të Ervis MARTINAJT, mund të zbardhin fatin e tij! U nxorrën nga…
Home
Breaking News

ZBULOHEN bisedat e fundit telefonike të Ervis MARTINAJT, mund të zbardhin fatin e tij! U nxorrën nga…

11 October, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Disa biseda të  fundit telefonike të  Ervis Martinajt tashmë janë në dorë të antikrimit, dhe besohet se ato kanë afruar prova të qarta mbi fatin e shumëkërkuarit. Gjurmët e tij jo vetëm fizike por edhe verbale, duket se u zbuluan gjatë kontrolleve të policisë brenda territorit, në ato që njihen si bazat e miqve të tij, por edhe në  zonat e  kundërshtarëve e tij.

Në aksionet më të fundit të RENEA në Tiranë, Shijak, Durrës dhe Vlorë u sekuestruan celularë, përmes të cilëve janë siguruar elementë të rinj mbi çështjen ndaj 40-vjecarit Martinaj,  2 muaj i zhdukur. Jo rastësisht, u shoqërua edhe një prej rivalët e tij, Endrit Dokle, i cili po lëvizte në një makinë me Fatjon Muratin, në kërkim policor në korrik 2022, dhe me kunatin e tij Gentjan Reçin, djali i ish-policit të vrarë në Kurbin Xhelal Reçi. Dokle në shoqërinë e një personi në kërkim u mbajt vetëm disa orë në policinë e Tiranës, e cila nuk dha asnjë shpjegim për këtë fakt.

Një burim i tha Report Tv që antikrimi bën lëvizjet e tij për llogari të hetimeve për Martinajn. Konflikti më i fundit mes të dyve  ishte pas deklarimeve të Nuredin Dumanit se Martinaj dha porosi të vriste Doklen për një shifër të çmendur, 500 mijë euro, 100 mijë prej të cilave i mori si paradhënie, por që krimi nuk u krye dot. Dokle para së të shoqërohej në polici të shtunën e 8 tetorit, disa ditë më parë ishte pyetur për vrasjen e trefishtë në Fushë-Krujë, ku viktima ishin kushëriri  i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Dokle e përjashtoi veten e tij nga përgjegjësia për ngjarjen.

Bashkë me të, po për këtë masakër u kërkuan për t’u marrë në pyetje edhe Fatjon Murati e Gentjan Reçi, të dy miqtë e tij. Por vetëm një javë para se tu ndalonin nga policia e Tiranës në shoqërinë e Dokles dhe familjes së tij, Reçi dhe Murati ishin paraqitur vullnetarisht në  Komisariatin e Fushë-Krujës. Pas deklarimeve mohuese për vrasjen e trefishtë ata u lanë të lirë. Praktikisht, Fatjon Murati, në kërkim Tirana për arsenalin e gjetur në makinën e Kristian Gjinit në 13 korrik, shkoi vetë në duart e policisë fqinje që sipas drejtuesve të saj nuk ishte në dijeni që ai ishte në kërkim policor nga Tirana.

32-vjeçari do të qëndrojë në burg pa afat, pavarësisht pretendimeve të tij se nuk ka asnjë lidhje me armët. Policia gjeti gjurmë të gishtave të tij në njërën prej kutive të sekuestruara ku Gjini mbante armët në makinë./ Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËRLOTUR/ Selena Gomez rrëfen vështirësitë e jetës së saj: Mirënjohëse që jam gjallë
Previous article KUJDES! Rreziku nga materialet e hakerave: Si mund t’ju vjedhin të dhënat e telefonit apo kompjuterit vetëm duke…

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT