• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULIMI/ U bë gati për mandatin e dytë. ADRIATIK LLALLA 220 milionë lekë paisje për zyrën, një muaj para largimit (DOKUMENTI)
Home
Uncategorized

ZBULIMI/ U bë gati për mandatin e dytë. ADRIATIK LLALLA 220 milionë lekë paisje për zyrën, një muaj para largimit (DOKUMENTI)

15 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Uncategorized

Që Adriatik Llalla nuk e ka besuar kurrë se do të largohej në 18 dhjetorin e 2017, kjo u pa qartë nga sjellja e opozitës që e mbështeste, kur i vunë flakën Parlamentit për Kryeprokurorin e Përgjithshëm në ikje dhe nuk donin ta linin pasaardhësen e tij në ardhje Arta Marku, as të betohej. Por, për këtë, përveç llogjikës, thashethemeve dhe hamendësimeve, nuk ka patur prova.

Alpenews.al sapo ka zbuluar një dokument zyrtar, që e vërteton tashmë edhe me fakte, idenë e krijuar se Adriatik Lalla dhe ata që e rrethonin në majë të piramidës së Prokurorisë së Përgjithëshme, e kanë ditur veten të përjetshëm.

Ndaj, vetëm pas kësaj, mund të kuptohet edhe më qartë se përse u habit aq shumë përshembull Rovena Gashi që u shkarkua si Drejtoreshë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe e Dekriminalizimit në Prokurori, apo Dritan Gina, kur iu hoq komandimi si Kryeprokuror i qarkut të Elbasanit.

Çfarë thotë dokumenti

Më poshtë mund të shihni të rrethuar të dhënat e përmbledhura të një dokumenti pagese që mban datën e ekzekutimit 10 nëntor 2017. Në të shihet se është bërë një shpenzim i çmendur vetëm për orendi zyre në aparatin QENDROR të Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës, në vlerën e 220 milionë lekëve (21.900.000).

Kur me këtë shumë marramendase janë blerë thjeshtë e vetëm orendi zyre, me një vlerë prej gati çerek milioni dollarë, imagjinoni seçfarë mund të jetë bërë me lekët e taksapaguesve shqiptarë tjetër, në Prokurinë e Përgjithshme.

Fakti që kjo blerje me shifra të tilla të frikshme është bërë në mes të nëntorit të vitit të kaluar, vetëm një muaj nga përfundimi i mandatit të Adriatik Llallës, është më e lehtë të kuptohet se përse ai ka qenë jo vetëm i papërgatitur për të qëndruar në detyrë vetëm një mandat, por kjo është mbi të gjitha një dëshmi se ai kishte nisur përgatitjet për të marë një mandat të ri, me pajisje të reja zyrash që i kanë kushtuar shqiptarëve plot 220 milonë lekë.

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lazio – Roma, formacionet zyrtare të derbit drithërues
Previous article Alketa Vejsiu zbulon 3 të ftuarit e "Piter Pan"/ Ja kush VIP-a do futen në "kurth" (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

MOTI ME SHI/ Rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, reshjet e dendura shkaktojnë probleme në qarkullim Aktualitet

MOTI ME SHI/ Rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, reshjet e dendura shkaktojnë probleme në qarkullim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT