Keni dëgjuar pak, ose aspak për këtë stacion.
Ndodhet në fshatin Shalës. Është një stacion i degëzimit të Rrugës Egnatia që vinte nga Apollonia, kalonte nëpër Dumre, Belsh, Cërrik tek “Ura e Topçiasit” (Ura me Kama) mbi Shkumbin e bashkohej me rrugën kryesore të vijës Egnatia në Elbasan (Scampis).
Nga gojëdhënat e banorëve të zonës ky vend njihet edhe si “Kisha e vjetër e Blatës” sepse pikërisht në këtë vend ka qenë edhe një kishë.
Kujtojmë këtu se në të njëjtën zonë ndodhet një nga qendrat më të zhvilluara të qytetërimit ilir, Gradishta, i ashtëquajturi “Varri i Kaurrit” me elementë hebraikë si dhe tumat Ilire të Pazhokut, çfarë nënkupton se zona e Belshit dhe e Cërrikut mbeten një thesar më vete i pazbuluar në aspektin arkeologjik.
Siç është e njohur historikisht Belshi është pasues i një prej vendbanimeve të hershme ilire, Parthinëve.




