Shkencëtarët kanë gjetur prova të reja që konfirmojnë se breshkat dikur kishin jetuar pa guaskë. Fosili pothuajse i plotë daton 228 milionë vjet dhe është më i madh se një krevat dopio. Ai zbulua në provincën Guizhou të Kinës jugperëndimore
Dr Nicholas Fraser, kujdestari i shkencave natyrore në Muzeun Kombëtar të Skocisë në Edinburg, tha: “Ai dukej si një breshkë, por më pas i mungonte gjithçka e guaskës”. “Ka një sqep shumë karakteristik në pjesën e përparme.”
Pse është guaska e breshkave e rëndësishme?
Guaska është shërben për të ndihmuar në mbrojtjen e breshkave, por gjithashtu mund t’i ndihmojë ata të jetojnë nën ujë më gjatë. Kjo ndodh për shkak se ruan kalium dhe magnez, të cilat mund ta mbrojnë atë nga një rritje e acidit laktik. Ajo përbëhet nga rreth 50 kocka, me brinjë, eshtra shpatullash dhe rruaza të lidhura së bashku për të formuar një shtresë të fortë të jashtme.
Dr Fraser thotë se: “Breshkat janë kafshë shumë të çuditshme, ata kanë një xhep të thjeshtë të një guaske. Janë kafshë shumë të pazakonta, por ato kanë mbijetuar mbi 200 milionë vjet”.
Si e mori breshka guaskën e saj?
Një numër breshkash primitive të njohura nga të dhënat fosile tashmë kanë guaska të plota.
Breshka më e vjetër e njohur para kësaj zbulimi, ishte një kafshë e quajtur Odontochelys dhe kishte një guaskë plotësisht të formuar mbi sipërfaqen e saj të poshtme (një pjesë e guaskës e njohur si plastron), por asnjë pjesë kockore në krye të trupit,( pra guaskë të njohur si carapace).
/AlpeNews.al




