Rovena Gashi dhe Dritan Gina, përveçse bashkëshortë, kashin fatin e rrallë në sistemin e drejtësisë shqiptare që deri më sot të ishin edhe të dy Prokurorë.
Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku firmosi pezullimin e tyre të njëkohshëm nga detyra, pasi u morën të pandehur nga Prokuroria e Durrësit e cila ka ngritur ndaj tyre akuzën për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private”, në formën e deklarimit të rremë.
Të dy bashkëshortët dyshohet se kanë fshehur pasuri të patundshme, të paktën 14 apartamente në zonë e plazhit në vendin e quajtur Shkëmbi i Kavajës dhe dy godina biznesi në Lagjen 14 në Shkozet të Durrësit. Këto prona në emër të babait të Rovena Gashit, zotit Nuredin Gashi.
Si u zbuluan pronat e fshehura
Ka qenë Alpenews.al media që publikoi e para provat e skandalit, në një kohë kur sapo kishin filluar të viheshin në lëvizje institucionet e drejtësisë së re, ku 800 gjyqtarë dhe prokurorë kishin dorëzuar me kohë formularët e pasurisë dhe nisën ti nënshtrohen vettingut.
Kërkimi për gjetjen e provave që implikojnë çifitin e prokurorëve u zbuluan pas një hetimi gazetaresk nëpërmjet metodës së kërkimit të informacionit në mënyrë të tërthortë. Një metodë kjo mjaft e njohur në qarqet e gazetarëve investigativë, që përdoret në raste të tilla edhe nga agjensitë e njohura e të specializuara ligjzbatuese.
Nga kërkimet rezultoi se pranë Operatorit të Shpërdnarjes së Energjisë, në emrin e Nuredin Gashi, babait të Rovena Gashit figuronin në sistem plot 16 (gjashtëmbëdhjetë) kontrata të energjisë elektrike për 16 prona. Më poshtë lista e plotë e këtyre faturave tatimore me emrin e babait të ish nr 2 të Prokurorisë së Përgjithshme dhe numrat e kontratave të energjisë për objektet në pronësi të tij por të pa hipotekuara e të paregjistruara zyrtarisht si të tilla, pasi të ardhurat nuk ia lejojnë që ti justifikojnë zyrtarisht dhe publikisht.
Nuredin Gashi nga vitit 1992 figuron në organet e tatimeve dhe sigurimeve shoqerore si i papune dhe nga atëherë e deri më sot firguron te kete hapur nje biznes te vogël ne vitet 2003- 2006 e të mbyllur me pas, per shkak se e ka deklaruar qe dilte me humbje.
Nga hetimi i Alpenews.al tek marja të pandehur
Keto fakte te bera publike nga alpenews.al nuk u pergenjeshtruan asnjehere nga çifti i prokuroreve Rovena Gashi dhe Dritan Gina. Madje, pas kesaj edhe ne publikimin e deklaratave te tyre te pasurive, dolen mjaft te dhena qe hidhnin hije shume te forta dyshimi se kishte prona te deklaruara ne menyre te pajustifikuar dhe prona te vendosura ne periudha qe nuk i justifikonin blerjet me te ardhurat, por dyshime keto qe pritet te provohen edhe zyrtarisht.
Keto prova, bene qe skandali te merte permasa çdo dite e me te medha, derisa edhe media te tjera nisen te hidhnin drite mbi te dhena te cilat bashkë me presionin publik, detyruan Prokurorine qe te niste hetimet.
Te premten, Prokuroria e Durresit ne perfundim te hetimeve, i mori te pandehur Rovena Gashin dhe Dritan Ginen te cilet tashme jane te papune dhe rrezikojne jo vetem sekuestrimin e te gjitha pasurive te vendosura ne menyre te pajistifikuar, por edhe denime me burgim qe mund te shkojne deri ne disa vite.
Hetimi administrativ që pritet të shtojë akuzat
Nga ana tjeter, te dy bashkeshortet prokurore do ti nenshtrohen edhe hetimit administrativ te institucioneve te vetingut. Nese edhe aty nuk e kalojne proven, siç edhe jane te gjitha mundesite, atehere pozitat juridike te tyre, rendohen perfundimisht.
Rovena Gashi dhe Dritan Gina behen ne kete menyre te paret nga sistemi i vjeter i drejtesise qe jane zyrtarisht nen akuze penale per miliardat e pasurise marramendase e te pajustifikuar nga puna e tyre si rrogetare nga buxheti i shtetit.
Përgatiti: Alpenews.al



















