• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZBULIMI”/ Çfarë ndodhi  në Europe kur një mjergull misterioze…
Home
Mister

“ZBULIMI”/ Çfarë ndodhi në Europe kur një mjergull misterioze…

25 January, 2019 F.autor Mister

Ndonjëherë, prej boom-it të lajmeve edhe me parashikime apokaliptike, na duket se jeta sot, kjo realja që ne jetojmë, kurrë nuk ka qenë më e vështirë në planetin Tokë. E vërteta është që para nesh ka patur jo thjesht lajme më të këqija, por dhe zhvillime katastrofike, të cilat duke i ditur do na bëjnë të ndihemi njerëz me fat të madh.

Për shembull, në vitin 1918, një pandemi gripi vrau më shumë se 50 milionë njerëz dhe në vitin 1349 një murtajë e zezë mori gjysmën e popullsisë së Evropës. Por dhe këto nuk kanë qenë ngjarjet më të këqijat në histori.

Le të imagjinojmë që kemi një makinë kohe dhe na jepet mundësia të shohim çdo vit nga historia njerëzore. Shkencëtarët sugjerojnë që mos shkojmë në vitin 536, kur një mjegull misterioze mbuloi Evropën, Lindjen e Mesme dhe pjesë të Azisë, e cila zgjati 18 muaj rresht duke e lënë këtë pjesë të globit gati në errësirë totale.

Temperaturat në Tokë ranë me 2.5 Celsius, ndërkohë që në Kinë ra borë në stinën e verës. Gjithashtu, vitet që pasuan nuk ishin më të mira. Sipas disa shkrimeve irlandeze, nga 536 e deri në 539 pati dhe një uri të rëndë në poullatën e kohës. Ndërsa në vitin 541, sëmundja e njohur sot si “murtaja e Justinianit” u shfaq në pjesën lindore të Perandorisë Romake dhe vrau më shumë se 100 milionë njerëz. Dhe deri më sot, nuk dihet se çfarë i shkaktoi këto ngjarje kataklizmike.

Shkencëtarët kanë dyshuar gjatë se “fajtori” është një shpërthim masiv vullkanik. Një studim në vitin 2015 hulumtoi përbërësit kimikë nga brendësia e pemëve (nga unazat) dhe sugjeroi që një vullkan shpërtheu në atë kohë, e që ndoshta ndodhej në Amerikën e Veriut.

Megjithatë, tani një ekip historianësh, arkeologësh dhe klimatologësh kanë botuar një studim të ri të akullnajave në Alpet Zvicerane. Falë matjeve ultra-të sakta të akullit dhe “qelqit” vullkanik në to, ata arritën të lidhnin gjurmët e vullkaneve që njihen në botën tonë. “Fajtori” më i mundshëm është një vullkan në Islandë, i cili shpërtheu dhe ndenji i aktivizuar deri në vitin 547. Shpërthimi ishte kaq i tmerrshëm saqë Evropës iu desh njëqind vjet për t’u shëruar.(Tesheshi)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS HUMBJES NDAJ PARTIZANIT/ Orges Shehi: Ata kishin “yje” në skuadër, ndërsa ne…
Previous article PAS FITORES NDAJ SKËNDERBEUT/ Gega: Jam i kënaqur si luajtëm, korçarët tani…

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT