Adriatik Lalla eshte “arratisur” nga Shqiperia drejt Gjermanise, menjehere pas futjes se tij dhe familjareve te vet, ne listen e zeze te SHBA.
Lajmi konfirmohet nga burime te sigurta prane Aeroportit Nderkombetar te Rinasit te cilat japin edhe detaje te tjera, te cilat shtojne dyshimet se ikja e ish Prokurorit te Pergjithshem nga Shqiperia, mund te jete edhe pa kthim.
Ne kete perfundim mund te arrihet, po ti referohemi kohes se ikjes dhe zhvillime te pritshme ne adrese te tij, pas deklarates se Departamentit Amerikan te Shtetit se gjate 5 viteve te ushtrimit te detyres, ai ka qene i perfshire ne raste te medha korrupsioni. Nga ana tjeter, ambasadori Amerikan ne Tirane Donald Lu, eshte shprehur se do te kete shume shpejt ndjekje penale per keto kategori prokuroresh dhe gjyqtaresh.
Vendimi i Sekretarit Amerikan te Shtetit kunder Llalles dhe familjareve te tij per ti ndaluar hyrjen ne SHBA eshte bere publik nepermjet Zeri te Amerikes me 15 shkurt. Nderkohe qe dy dite me pas, Llalla ka udhetuar me urgjence drejt Gjermanise ku edhe qendron familja e tij, prej shume muajsh.
Sipas burimeve te Alpenews.al Llalla ka udhetuar drejt Gjermanise ne daten 17 shkurt 2018 me linjen e “Lufthansa” ne itinerarin Rinas- Frankfurt, me avionin e ores 13.04 minuta.
Paralel me vendimin e Departamentit Amerikan te Shtetit, Alpenews.al dhe mediat e tjera me pas, botuan nje seri te gjate fotosh, provash dhe faktes te bujshme, qe tregonin jeten ekstravagante te familjes Llalla. Nje luks i shfrenuar pertej çdo mundesie per tu siguruar me ane te rrogave te tij dhe bashkeshortes si nepunes buxhetore te shtetit shqiptar.
Alpenews.al
Lajmi i datës 15 shkurt 2018, i plote:
Departamenti i Shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla.
Vendimi, i bërë publik të mërkurën, thekson se Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.
Ligjet amerikane parshikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht.
Përveç zotit Llalla, Sekretari Tillerson ka miratur ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.
VOA