Kompania e karburanteve Gulf Oil e njohur ligjërisht si Sun Petroleum Albania është vënë në sekuestro edhe për llogari të tatimeve. Jo vetëm qytetarët por edhe drejtoritë rajonale tatimore të vëndit janë mashtruar nga kjo kompani, e cila ka shuma të konsiderueshme të papaguara në taksa e tatime.
Gulf rezulton se është krijuar më 10 shtator 2013 dhe fillimisht nje ndër administratorët e kësaj kompanie ka qenë dhe Ibrahim Aktoz, shtetasi turk i proceduar edhe me parë nga drejtësia shqiptare për mashtrim.
Çfarë ka ndodhur me Aktozin, në 2015:
Konsulli – Ibrahim Aktoz, në bashkëpunim me të tjerët, krijuan disa kompani të tjera, për të bërë shitblerje fiktive të aseteve të “Alpet”
Po si u përfshi Ibrahim Aktoz në skandalin e shmangies së taksave, detyrimeve tatimore dhe mos pagimin e kontributeve shoqërore e shëndetësore të punonjësve.
Ibrahim Aktoz ka qenë drejtori i përgjithshëm i Kompanisë së karburanteve Alpet, kompani e cila sipas një artikulli të gazetës Shqip datë 3 nëntor 2015, u mbyll.
Mediatg shkruan se nga verifikimet e akuzës rezulton se Aktoz në bashkëpunim me Goçin, Prenin dhe Ozmetelin krijuan disa kompani të tjera përfshi “Balkan Petroleum Albania” dhe “Balkan Petroleum International” për të bërë shit-blerje fiktive asetesh.
Të njëjtën skemë, sqarojnë burime pranë Akuzës, këta persona e përdorën dhe me kompaninë e krijuar rishtazi “Fullpet” në të cilën administrator rezulton Ekrem Ozmetel ndërsa Ibrahim Aktoz në 2013 i ka shitur atij 20% të aksioneve.
Pas verifikimit të masave të sigurisë këtë të hënë, pritet që prokuroria t’i drejtohet sërish gjykatës me një kërkesë për vënien në sekuestro të të gjitha kapitaleve, aseteve dhe pronave që disponojnë këta persona deri në përfundim të gjykimit.
Konsulli i nderit
Ndërkaq, mësohet se Aktoz e ka lënë Shqipërinë prej 3 muajsh, kohë në të cilën është larguar për në Turqi. Vetë ambasada shqiptare në Turqi konfirmoi për mediat se Aktoz është konsull nderi i Shqipërisë në Turqi prej vitit 2011.
Ibrahim Aktoz ka qenë drejtori i përgjithshëm i kompanisë së karburanteve “Alpet”, e cila është mbyllur. Task-Forca e Prokurorisë së Tiranës thotë se Aktoz në bashkëpunim me të tjerët krijuan disa kompani të tjera, ku përfshihen “Balkan Petroleum Albania” dhe “Balkan Petroleum International”, për të bërë shitblerje fiktive të aseteve.
Të njëjtën skemë, këta persona e përdorën dhe me kompaninë e krijuar rishtazi “Fullpet”, ku si administrator rezulton Ekrem Ozmetel. Ndërkaq, në vitin 2013 Ibrahim Aktoz i ka shitur Ozmetelit 20 për qind të aksioneve.
AlpeNews.al


