Trupat e 11 foshnjeve janë gjetur të premten në një shtëpi funerali në Detroit, e cila u mbyll vetëm 6 muaj më parë.
Nëntë trupa u gjetën në një kuti kartoni dhe dy të tjerë në arkivol, të gjithë të fshehur në tavan.
Gjetja e tyre në shtëpinë e funeralit “Cantrell” u mundësua vetëm pasi policia mori një letër anonime.
“Morëm një letër anonime kur përshkruhej saktësisht ku ishin trupat,” deklaroi një polic për gazetarët.
“Shkuam menjëherë në vendngjarje. U ngjitëm në shkallë për të parë dhe zbuluam kutitë”, tha më tej ai.
Policia ka identifikuar disa nga foshnjet, si dhe ka kontaktuar familjarët e tyre.
Departamenti i Çështjeve të Licencimit dhe Rregullatorit të Miçaganit pezulloi në prill licencën e shtëpisë së funeralit, pasi inspektorët gjetën trupa të dekompozuar dhe shkelje të tjera.


