• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBULIM I RI/ Simptoma tjetër që gjetën mjekët tek pacientët me koronavirus, një e treta e tyre kishte edhe…
Home
Jetë

ZBULIM I RI/ Simptoma tjetër që gjetën mjekët tek pacientët me koronavirus, një e treta e tyre kishte edhe…

13 May, 2020 s.autor Jetë

Disa studime kanë raportuar se rreth një e treta e pacientëve më koronavirus kanë shfaqur simptoma neurologjike. COVID-19 mund të shkaktojë sindromën Guillain-Barré, ku sistemi imunitar sulmon qelizat nervore, encefalit, i cili shkakton inflamacion të trurit dhe ishemi. Zbulimi vazhdon të nxjerrë në pah rëndësinë e parandalimit të transmetimit viral dhe të identifikimit të atyre që janë dhe kanë qenë të infektuar.

Ndërkohë që numri i rasteve me COVID-19 vazhdon të rritet në të gjithë botën, ne kemi filluar të shohim një rritje të raportimeve të simptomave neurologjike. Disa studime raportojnë se mbi një e treta e pacientëve tregojnë simptoma neurologjike.

Në shumicën dërrmuese të rasteve, COVID-19 është një infeksion i frymëmarrjes që shkakton ethe, dhembje, lodhje, dhimbje fyti, kollë dhe, në raste më të rënda, gulçim dhe probleme me frymëmarrjen. Megjithatë ne tani kuptojmë se COVID-19 gjithashtu mund të infektojë qelizat jashtë traktit respirator dhe të shkaktojë një gamë të gjerë simptomash, duke filluar nga sëmundjet gastrointestinale (diarre dhe të vjella) deri në dëmtim të zemrës dhe çrregullime të koagulimit të gjakut. Mesa duket, kësaj liste duhet t’i shtojmë gjithashtu edhe simptomat neurologjike.

Disa studime të fundit kanë identifikuar praninë e simptomave neurologjike në rastet me COVID-19. Disa nga këto studime janë raportime rastesh kur vërehen simptoma tek individët. Disa raporte kanë përshkruar pacientë me COVID-19 që vuajnë nga sindroma Guillain-Barré. Sindroma Guillain – Barré është një çrregullim neurologjik ku sistemi imunitar i përgjigjet një infeksioni dhe përfundon duke sulmuar gabimisht qelizat nervore, duke shkaktuar doësi muskujsh dhe përfundimisht paralizë.

Studime rastesh të tjera kanë përshkruar encefalit të rëndë (inflamacion në tru) dhe ishemi tek të rinjtë e shëndetshëm me simptoma të buta të COVID-19.

Studime më të mëdha nga Kina dhe Franca kanë hetuar gjithashtu përhapjen e çrregullimeve neurologjike te pacientët me COVID-19. Këto studime kanë treguar se 36% e pacientëve kanë simptoma neurologjike. Shumë nga këto simptoma ishin të buta dhe përfshijnë gjëra të tilla si dhimbje koke ose marrje mendsh që mund të shkaktohen nga një reagim i fortë imunitar. U panë gjithashtu simptoma të tjera më specifike dhe të rënda, të cilat përfshijnë probleme me nuhatjen dhe shijen, dobësi të muskujve, ishemi, kriza dhe halucinacione.

Këto simptoma janë parë më shpesh në rastet e rënda, me vlerësime që variojnë nga 46% në 84% të rasteve të rënda që shfaqin simptoma neurologjike. Probleme të tilla si çorientim, mungesë vëmendjeje dhe çrregullime të lëvizjes u vunë re në rastet e rënda dhe u zbulua se vazhdojnë edhe pas shërimit.

Kapërcimi i pengesës gjak-tru

SARS-CoV-2, koronavirusi që shkakton COVID-19, mund të shkaktojë çrregullime neurologjike duke infektuar drejtpërdrejt trurin ose si rezultat i aktivizimit të fortë të sistemit imunitar.

Studimet e fundit kanë gjetur koronavirusin e ri në trurin e rasteve fatale të infektuar me COVID-19. Është sugjeruar gjithashtu se infeksioni i neuroneve të nuhatjes në hundë mund të lejojë që virusi të përhapet nga trakti respirator në tru.

Qelizat në trurin e njeriut kanë proteinën ACE2 në sipërfaqen e tyre. ACE2 është një proteinë e përfshirë në rregullimin e presionit të gjakut dhe është receptori që virusi përdor për të hyrë dhe infektuar qelizat. ACE2 gjithashtu gjendet në qelizat endoteliale që veshin enët e gjakut. Infeksioni i qelizave endoteliale mund të lejojë që virusi të kalojë nga trakti respirator në gjak dhe më pas të kalojë deri në tru. Pasi mbërrin në tru, shumëfishimi i virusit mund të shkaktojë çrregullime neurologjike.

Infeksioni SARS-CoV-2 gjithashtu shkakton një reagim shumë të fortë nga sistemi imunitar. Kjo përgjigje mund të shkaktojë drejtpërdrejt çrregullime neurologjike në formën e sindromës Guillain-Barré. Por inflamacioni i trurit mund të shkaktojë në mënyrë indirekte edhe dëme neurologjike, siç janë ënjtja e trurit. Dhe kjo është e lidhur me – megjithëse nuk shkakton domosdoshmërish – sëmundje neuro-degjeneruese siç janë Alzheimer dhe Parkinson.

Jo unike, por gjithsesi shqetësuese

SARS-CoV-2 nuk është unik në të qenit një virus respirator që mund të infektojë gjithashtu trurin. Gripi, fruthi dhe viruset sinkitiale të frymëmarrjes mund të infektojnë të gjithë trurin ose sistemin nervor qendror dhe të shkaktojnë sëmundje neurologjike.

Koronaviruse të tjerë janë gjetur gjithashtu që infektojnë trurin dhe shkaktojnë çrregullime neurologjike. Koronavirusi sezonal HCoV-OC43, zakonisht shkakton probleme të buta në frymëmarrje, por gjithashtu mund të shkaktojë encefalit te njerëzit. Në mënyrë të ngjashme, koronavirusi që shkakton Mers dhe virusin Sars 2003 mund të shkaktojë çrregullime të rënda neurologjike.

Viruset e frymëmarrjes që mbërrijnë në tru është fatmirësisht një dukuri e rrallë. Por me miliona infeksione të COVID-19 në të gjithë botën, ekziston rreziku i një sëmundje të rëndë neurologjike, sidomos në rastet e rënda.

Është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për mundësinë e manifestimeve neurologjike të COVID-19, si gjatë sëmundjes akute, ashtu edhe gjatë efekteve afatgjata. Kjo gjithashtu thekson rëndësinë e vazhdueshme të parandalimit të transmetimit viral dhe të identifikimit të atyre që janë dhe kanë qenë të infektuar.BIRN

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Në Itali regjistrohen 195 viktima dhe 3502 të shëruar në 24 orët e fundit
Previous article E SULMUAN ME GURË NË TIRANË.../ Flet drejtori i Rinasit: Një ditë më pas më pyetën nëse e “kuptova”…

s.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT