• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBULIMI TRONDITËS NGA SHBA/  Rusët kanë ofruar shpërblime për vrasje amerikanësh në Afganistan
Home
Nderkombetare

ZBULIMI TRONDITËS NGA SHBA/ Rusët kanë ofruar shpërblime për vrasje amerikanësh në Afganistan

28 June, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Zbulimi amerikan ka arritur në përfundimin se ushtria ruse u ka ofruar shpërblime militantëve të lidhur me talebanët në Afganistan për të vrarë ushtarë amerikanë dhe forca të tjera të koalicionit, njofton gazeta New York Times, duke cituar zyrtarë të informuar mbi çështjen.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, mohoi që Presidenti Donald Trump të ishte informuar, siç njoftonte gazeta, dhe e quajti njoftimin e gazetës New York Times të pasaktë.

Sipas gazetës, një njësi e inteligjencës ushtarake ruse, që ka lidhje me tentativa vrasjesh në Evropë, ka ofruar shpërblime për sulme të tilla gjatë vitit të kaluar.

Ajo shkruan se militantë, ose elementë kriminalë të armatosur, të lidhur ngushtë me ta, besohet se kanë marrë një pjesë të parave të dhëna si shpërblim.

Ministria e jashtme e Rusisë reagoi, duke thënë se “Ky kazan primitiv informacioni tregon qartë aftësi të ulët intelektuale të propagandistëve në shërbimin amerikan të inteligjencës,” sipas citimeve të agjencisë së lajmeve RIA.

Shtëpia e Bardhë, CIA dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare refuzuan kërkesat e agjencisë Reuters për koment mbi shkrimin e gazetës New York Times.

Nga 20 amerikanët e vrarë në luftime në vitin 2019, shkruan gazeta, nuk është e qartë se cilat vdekje janë nën dyshime.

Pas gati 20 vjet luftimesh me talebanët, SHBA janë duke kërkuar një mënyrë për t’u larguar nga Afganistani dhe për të arritur paqen midis qeverisë së mbështetur nga SHBA dhe grupit militant, i cili kontrollon pjesë të mëdha të vendit.

Më 29 shkurt, SHBA dhe Talibanët arritën një marrëveshje që parashikonte tërheqjen me faza të trupave amerikane.

Fuqia e trupave amerikane në Afganistan është ulur në afro 8,600 trupa, një shkurtim shumë më i madh nga sa parashikohet në një program për të cilin është rënë dakord me Talibanët.

Tërheqja e më shumë trupave është bërë pjesërisht për shkak të shqetësimeve rreth përhapjes së koronavirusit, thanë zyrtarët amerikanë dhe ata të NATO-s në fund të majit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAZHDON TË PESHKOJË NË GJERMANI/ Juventus përgatit goditjen e madhe, do një nga heronjtë e Tripletës
Previous article BASHKIA DHE ARTISTËT PROMOVOJNË TIRANËN/ Veliaj: Një çast ideal për të zbuluar pikat turistike

F.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT