• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zbërthehet SKEMA/ Si funksiononte rrjeti 180 milionë EURO i KOKAINES. Roli i Arbër Çekaj, 38 vjeçarit nga Tropoja
Home
Breaking News

Zbërthehet SKEMA/ Si funksiononte rrjeti 180 milionë EURO i KOKAINES. Roli i Arbër Çekaj, 38 vjeçarit nga Tropoja

28 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sot janë sekuestruar sasi rekord kokaine në Maminas të Durrësit. 613 kg kokainë janë gjetur brenda një kontenieri me banane i ardhur nga Kolumbia, të porositura nga kompania “Arbri-Garden” me qendër në Maminas të Durrësit dhe pronar Arbër Çekaj, 38-vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Manzë. Ngarkesa e drogës është marrë mëngjesin e sotëm nga kamioni me targa DR 3819 E i kompanisë së Çekajt.

Ngjarja: Arbri-Garden kompania që porositi bananet nga Kolumbia
Kontenieri me banane nga Kolumbia ishte porositur për kompaninë “Arbri-Garden” sh.p.k me qendër në Manzë. Sipas ekstraktit të QKR, kjo kompani është themeluar në 3 maj 2012, ku administrator është Arbër Cekaj, 38-vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Manzë të Durrësit.”Arbri-Garden” rezulton se ka një gamë të gjerë aktivitetesh, investime në fushën e medias, informacionit, reklamës, import-eksport, prodhim dhe tregtim të artikujve.

Si në foto shohim 613 kg kokaine, e ndarë në 528 pako dhe e fshehur në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit. Siç duket edhe nga kjo foto, 528 pakot e kokainës janë të mbështjella me letër natriban, ku ka mbishkrime “020”, “777”, “CA 17” dhe “KE”, të cilat janë kodet e porositësve. Policia ka publikuar edhe videon e momentit të sekuestrimit të drogës.

Ndërkohë, është shpallur në 38-vjeçari, Arbër Çekaj, pronar i “Arbri-Garden”.Foto dyshohet të jetë bërë në një vend të Amerikës Latine, pasi në sfond duken banane, me shumë mundësi në Kolumbi nga ku porositi kokainën.

(Arbër Çekaj, pronari i kompanisë Arbri-Garden, i cili porositi 613 kg kokainë)

Kontenieri ka mbërritur në Portin e Durrësit që në datën 19 shkurt, ndërsa është mbajtur në vëzhgim që prej momentit kur ka mbërritur në Port. Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në territorin shqiptar. Ngarkesa me banane dhe kokainë ka kaluar tranzit në Itali dhe Maltë dhe më pas ka mbërritur në Shqipëri. Droga është gjetur në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit, pasi u ngarkua në kamionin e “Arbri-Garden”. Kokaina nuk është zbuluar nga skaneri në Portin e Durrësit për shkak të fshehjes tepër të sofistikuar.

Por falë informacioneve nga agjencitë e huaja të inteligjencës, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, se një ngarkesë e madhe droge do zbarkonte në Portin e Durrësit, ka bërë që kontenieri me banane të mbahej në vëzhgim, deri kur është tërhequr nga kamioni me targa DR 3819 E i kompanisë së Çekajt.

(Kamioni që transportonte kontenierë ku ishte fshehur droga)

Si u zbulua: Kokaina u zbulua si rrjedhojë e një hetimi ndërkombëtar ku kanë qenë të përfshira njësitë antidrogë të disa vendeve, përfshirjen edhe të DEA-s amerikane. Sinjalizimi për kokainën është bërë nga agjentë gjermanë, holandezë si dhe EUROPOL.

Sipas policisë, nëse droga do të dilte në treg për shitje, vlera e saj do kapte shifrën e 180 milionë euro. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, duke dhënë detaje nga operacioni i koduar “Last Snow” u shpreh se janë arrestuar dy persona, Rolando Lushaj, 25-vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, administratori i kompanisë që kishte porositur bananet si dhe shoferi, Armando Pezaku, 25-vjeç, lindur dhe banues në Durrës, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i “Arbri-Garden”, Arbër Çekaj, 38-vjeç, lindur në Tropojë, banues në Manzë të Durrësit.


(Armando Pezaku, shoferi i kompanisë Arbri-Garden, i arrestuar)

(Donaldo Lushaj)

180 mln euro kokainë, sa e blejnë dhe e shesin trafikantët
Blerja e kokainës në Kolumbi varjon nga 7 deri 10.000 euro për kile. Trafikantët shqiptarë dhe ata të huaj fillimisht kanë shpenzuar 4 deri në 6 milion euro për blerjen e kësaj sasie.

Të dhënat e EUROPOL tregojnë se në Europë mesatarisht një kile Kokainë shitet nga 30 deri në 50.000 euro. Nëse kjo sasi kokaine do të kishte përfunduar në Europë atherë siç edhe pohoi numri një i policisë shqiptare Ardi Veliu atëherë vlera e shitjes do të kapte vlerën e 180 milionë euro.

Hetimet për personat e tjerë të lidhur me kokainën vijojnë ende. Pritet të gjurmohen edhe rreth 20 persona të tjerë të cilët kanë porositur kokainën si dhe organizata kriminale e cila e ka sjellë atë në Shqipëri. Kodet sekrete që janë gjetur mbi 528 pakot me kokainë, është e njëjta metodë që është përdorur edhe në rastin e trafikimit të kanabisit drejt Italisë. Edhe në ato raste mbi cdo pako me kanabis shënohej një kod për të identifikuar blerësin ose porositësin e drogës.

Deklarata e Drejtorit të Policisë, Ardi Veliu:
Kapet sasi rekord kokaine në Portin e Durrësit, me vlerë tregu rreth 180 milion euro

“Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor, mbi bazën e informacioneve të siguruara më herët dhe analizës së riskut, pas një pune të mirë organizuar dhe të koordinuar, ka arritur të finalizojë me sukses operacionin e koduar “Last Snow”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur kapja dhe sekuestrimi i një sasie rekord prej 613 kilogramë e 350 gramë lënde narkotike e dyshuar kokainë, me vlerë tregu mbi 180 milion euro.

Hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018.

Kokaina ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane.

Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin A.Ç.

Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët.

Kontenieri i mbërritur në Portin e Durrësit, u mbajt nën vëzhgim të pandërprerë deri sa mbërriti në magazinat e firmës, nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar në perimetrin e jashtëm objektin e më pas kanë ndërhyrë në brendësi të magazinës. Pas kontrollit të imtësishëm të kontenierit, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike.

Nga tërësia e veprimeve të kryera, rezultuan të përfshirë në këtë aktivitet kriminal shtetasit dhe u arrestuan në flagrancë:

– Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë;

– Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.Ç., pronari i firmës ku u sekuestrua lënda narkotike.

Autoritetet shqiptare po vijojnë hetimet ngushtësisht me partnerët e huaj për të zbuluar gjithë lidhjet dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Ndërkohë po vijon puna për evidentimin e pasurive të të arrestuarve dhe të përfshirëve në këtë trafik narkotikësh. Policia e Shtetit është e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo paligjshmëri dhe aktivitet kriminal, për të ndërtuar një Shqipëri më të qetë e të sigurtë.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Partizani nuk përmbahet sot, 3 gola në pjesën e parë ndaj Lushnjës
Previous article Aktorja e filmave me pullë të kuqe në shënjestër të ISIS, 25-vjeçarja merr vendimin e papritur

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË GJIROKASTËR/ Dy kodra marrin flakë Aktualitet

ZJARR NË GJIROKASTËR/ Dy kodra marrin flakë

FINALJA E BOTËRORIT/ Mbyllet pjesa e parë, paqe tek Spanjë-Argjentinë Breaking News

FINALJA E BOTËRORIT/ Mbyllet pjesa e parë, paqe tek Spanjë-Argjentinë

DITA E 50 E PROTESTËS/ Qytetarët para Kryeministrisë, thirrja kryesore: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 50 E PROTESTËS/ Qytetarët para Kryeministrisë, thirrja kryesore: Rama, jepe dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT