• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBËRTHEHEN VRASJET ME PAGESË/ Porositësi në burg në Belgjikë jepte urdhrat për ‘ushtarët’ e tij në Tiranë! Si bëhej plani nga vëllezërit Beqiraj
Home
Breaking News

ZBËRTHEHEN VRASJET ME PAGESË/ Porositësi në burg në Belgjikë jepte urdhrat për ‘ushtarët’ e tij në Tiranë! Si bëhej plani nga vëllezërit Beqiraj

5 October, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Megjithëse në burg në Belgjikë, Kasandro Noga porosiste prej andej vrasje kundrejt pagesave të majme.

Ai është midis personave të akuzuar nga Prokuroria e Durrësit si porositës i disa krimeve të bujshme në vend, për të cilën nuk kishte ende autorë. Përfshirja e tij në botën e krimit nis më shumë se 20 vite më parë. Noga kreu ndoshta një nga krimet më të rënda kur bashkë me mikun e tij Julian Çela, hynë në ambientet e Spitalit të Sanatoriumit në Tiranë dhe vranë dy persona me breshëri kallashnikovi, ndërsa ishin të shtruar në spital dhe me serum në krah. Nga breshëritë e plumbave mbetën të vdekur shtetasit, Aqif Hysenbelliu, babai i Erjon Hysenbelliut dhe Dritan Hajdini, shoku i këtij të fundit. Ngjarja u regjistrua më 19 gusht të vitit 2000.

Vrasja ndodhi për hakmarrjeje, pasi vëllezërit i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasandro Nogës. Përplasja midis tyre nuk do të përfundonte këtu, pasi në vitin 2002, në Antwerp të Belgjikës mbeti i vrarë Julian Çela dhe u plagos rëndë, Kasandro Noga, i cili arriti të mbijetonte pavarësisht se ishte shënjestra e atentatit. Hakmarrjet midis tyre, kanë vazhduar edhe gjatë këtyre viteve. Vetëm pak muaj më parë, më 12 qershor, Erjon Hysenbelliu, 43-vjeç u qëllua me breshëri plumbash në Bruksel.

Të paktën 6 plumba e goditën atë duke e plagosur rëndë, por fatmirësisht arriti të mbijetonte. Krimet e Kasandro Nogës, i cili mund të konsiderohet personazhi kryesor i operacionit të djeshëm të Policisë së Durrësit, janë të shumta. Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje, krahas porosive për vrasje të zbuluara së fundmi. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shpërdhejas më 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu, ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastriot Gropës dhe Edison Meminajt. Pavarësisht se mbi të rëndonin një sërë vrasjesh, ai arriti t’i shpëtonte drejtësisë shqiptare duke u arratisur jashtë vendit, kryesisht në Itali dhe Belgjikë ku edhe ndodhet aktualisht për të tjera krime.

SI PLANIFIKOHESHIN VRASJET

Kasandër Noga, 44-vjeç ishte ai që jepte porositë për eliminimin e kundërshtarëve të tij, nëpërmjet 23- vjeçarit Kevin Zeneli dhe të arrestuarit tjetër, Ilirjan Feçi, të cilët konsiderohen si njerëz të besuar të tij. Ndërsa Noga jepte porositë nga Brukseli ku ndodhej, dy të besuarit e tij “kontraktonin” vëllezërit Beqiraj për të kryer krimet. “Për realizimin e kësaj veprimtarie, 2 vëllezërit janë paguar paraprakisht me një shumë prej 6000 eurosh.

Fillimisht ata kanë siguruar kushtet e nevojshme për kryerjen e vrasjes, si armë zjarri, automjet, motoçikletë, si dhe kanë marrë me qira një banesë, në afërsi të objektivit”, sqaron Policia. Ndërkohë, i akuzuari tjetër si pjesë e grupit, është Ilirjan Feçi, i cili aktualisht ndodhet në burgun e Peqinit. Ai është arrestuar për tentativë vrasje ndaj Alfred Gjokës në Lezhë, për të cilën është paguar me shumën e 20 mijë eurove. Ngjarja ndodhi më 17 gusht të vitit të shkuar.

Zbardhen pas disa muajsh dy atentate të bujshme, në njërin u ngatërrua shënjestra

Zona e “Don Boskos” në Tiranë u trondit nga një atentat me armë zjarri pasditen e 4 janarit të këtij viti, duke lënë pas 1 të vrarë dhe katër të plagosur. Ngjarja ndodhi në ambientet e jashtme të një lokali. Nga të shtënat mbeti i vrarë shtetasi Adriatik alias Erion Çela, 35 vjeç, ndërsa shënjestër e atentatit doli në atë kohë të ishte Edmond Crroj, i plagosur.

Atentatorët ngatërruan shënjestrën duke vrarë një tjetër person dhe sigurisht duke shkaktuar terror në një ambient publik. Të paktën 15 plumba u qëlluan në drejtim të viktimës dhe të plagosurit. Nëntë muaj pas atentatit, që prej asaj kohe ishte pa autor, Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen. Porosia kishte ardhur nga Brukseli dhe pikërisht nga shtetasi, Kasandër Noga, por autorët ngatërruan shënjestër, duke vrarë personin e gabuar. Porosia ishte për eliminimin e Geron Hysenbelliut dhe nipat e tij. “Në lidhje me objektivin e parë për të cilin ishte marrë porosia, për një shtetas dhe nipërit e tij, ishte planifikuar që vrasja të behej në zonën e Don Boskos, pasi ky shtetas frekuentonte një lokal të caktuar në këtë zonë.

Pavarësisht porosisë dhe planifikimit, shtetasit Gentian dhe Indrit Beqiraj, nuk kanë kryer veprime aktive në këtë ngjarje. Vrasja e këtij shtetasi nuk u krye për shkak të ngatërrimit të objektivit dhe për pasojë, më datë 04.01.2022 u vra shtetasi A. Ç. alias E. Ç. dhe u plagosën 4 shtetas të tjerë. Autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë shtetasi Kevin Zeneli, i cili pas ngjarjes është ndihmuar nga dy vëllezërit, për t’u larguar jashtë shtetit”, sqaroi dje Policia e Durrësit.

Një tjetër porosi nga Belgjika për vëllezërit Beqiraj është edhe vrasja e Arben Mërkurit, i konsideruar si mik i “Rrumit” të Shijakut. Ngjarja u regjistrua më 18 maj në qendër të Sukthit. Viktima u ekzekutua me disa plumba kallashnikovi, ndërsa autorët u larguan pa gjurmë. “Në lidhje me planifikimin dhe marrjen e porosisë për vrasjen e shtetasit Arben Maneci (Mërkuri) nga hetimet e thelluara rezultoi se 2 vëllezërit kishin siguruar kushtet për kryerjen e vrasjes së tij.

Dy vëllezërit ishin porositur nga shtetasi Kevin Zeneli dhe kjo vrasje ka ndodhur pak kohë më vonë, por ende nuk është zbardhur plotësisht se nga kush është kryer kjo vrasje. Nga hetimet e thelluara rezulton se porositësi i dy vrasjeve të mësipërme është shtetasi Kasandro Noga, i cili aktualisht është i arrestuar në Belgjikë. Ky shtetas ka porositur shtetasin Kevin Zeneli, i cili ka paguar dy vëllezërit, për krijimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve”, sqaron Policia.

Efektivi i burgjeve kontraktoi vrasës me pagesë

Midis personave që kishin dhënë porosi për vrasje ishte edhe një polic burgjesh. Flamur Bejko, punonjësi i policisë së Burgjeve, kishte kontaktuar vëllezërit Beqiraj për të ekzekutuar dy persona, me të cilët ai kishte pasur një konflikt të mëparshëm. Për këtë arsye, Bejko kishte paguar një shumë prej 3500 euro paradhënie për dyshen e vrasësve me pagesë në mënyrë që ata të nisin nga puna për eliminimin e shtetasve, S. Z. dhe I. H., të cilët kishin dhunuar Bejkon.

“Gjithashtu, dy vëllezërit janë kontaktuar dhe porositur edhe nga shtetasi F. B., që kundrejt pagesës të kryenin vrasjen e shtetasve S. Z. dhe I. H. Për këtë veprimtari kriminale, vëllezërit kanë marrë një shumë paraprake prej 3500 eurosh dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngjarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë datës 3 tetor 2022”, sqaroi Policia.

Porosia nuk ishte realizuar ende nga të arrestuarit. Bejko ka qenë gardian në burgun e Durrësit, i cili fuste lëndë narkotike për të burgosurit. Pikërisht këtu kanë nisur konfliktet me dy prej tyre për shkak të mos dhënies së pagesës për lëndët narkotike. Edhe pasi kanë dalë nga burgu, ata nuk e kanë paguar Bejkon dhe në një rast e kanë dhunuar. Arma dhe paratë janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë datës 3 tetor 2022.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "POROSI PËR TË VRARË RUMIN DHE PERSONA TË RDËSISHËM"/ Rrëfyen krime tronditëse, vëllezërit Beqiraj kërkojnë statusin e të penduarit të drejtësisë
Previous article PEDAGOGËT MBYLLIN PROTESTËN/ Paralajmërojnë protestën e radhës: Të na mirëkuptojnë studentët, mblidhemi më 17 tetor

s.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni Aktualitet

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë Aktualitet

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT