• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBATOHET PLANI/ Polonia furnizon Ukrainën me avionë luftarakë. Ja roli i SHBA-ve dhe reagimi i rusëve
Home
Nderkombetare

ZBATOHET PLANI/ Polonia furnizon Ukrainën me avionë luftarakë. Ja roli i SHBA-ve dhe reagimi i rusëve

8 March, 2022 k.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

NATO dhe SHBA-të duket se kanë vendosur më në fund që të furnizojnë Ukrainën me avionë Mig-29 ashtu siç ishte planifikuar më herët.

Aleanca e kishte bërë këtë plan që javën e shkuar por kërcënimet ruse si edhe droja e Polonisë për të kryer një veprim të tillë ndaj Ukrainës, ndërkohë që Putini kishte shpallur armik çdo shtet që ndihmonte Kievin bëri që vendimi të zgjatej në kohë dhe të gjendej një modul tjetër.

Kështu, Polonia nuk do t’ja japë direct Ukrainës avionët e saj Mig-29, por do t’ja dorëzojë SHBA-ve, të cilat do t’ia zëvendësojnë ato Varshavës me prodhime amerikane F-16. Më pas, SHBA-të, tashmë pronarë të avionëve të dhuruar nga Polonia, do t’ia transferojnë Ukrainës duke shmangur kështu irritimin rus ndaj polakëve dhe duke e marrë atë mbi vete.

Në një reagim zyrtar të qeverisë polake, thuhet se ata kanë vendosur t’ia ofrojnë pa pagesë avionët e tyre SHBA-ve duke marrë mbrapsht avionë amerikanë, ndërkohë që nuk thonë se për çfarë do të përdorën avionët e tyre. Krahas kësaj, qeveria polake kërkon nga të gjitha vendet e NATO-s që të bëjnë të njëjtën gjë.

Gjasat janë që edhe Sllovakia dhe Bullgaria që kanë avionë të prodhimit lindor të bëjnë të njëjtën gjë, duke ia transferuar avionët e tyre SHBA-ve dhe më pas këta të fundit ia japin Ukrainës për të luftuar rusët.

Më hëret, presidenti polak kundërshtoi dorëzimin e avionëv të Polonisë te Ukraina duke thënë se kjo nuk mund të bëhej pasi futeshin në luftë me Rusinë. Madje, kjo deklaratë u mbështet edhe nga shefi i NATO-s Jens Stoltenberg. Megjithatë, situatat ndryshojnë shpejt në rrethana lufte dhe duket se NATO, me vullnetin e SHBA-ve kanë bërë një kthesë 180 gradë nga qendrimi i mëparshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK MUNGOJNË "THUMBAT" KËTË 8 MARS/ Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i kanë dy fjalë për njëri-tjetrin
Previous article A DO IKNI NGA UKRAINA? Zelensky: Nëse unë largohem do të jem gjallë, por jo më një njeri! Jam…

k.autor

Postime të ngjashme

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori Aktualitet

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg… Aktualitet

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg…

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër Botë

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT