Mesditën e sotme kanë shkuar 4 oficerë të policisë gjyqësore në shtëpinë e Saimir Tahirit. Tahiri është i pranishëm gjatë kontrollit të banesës. Ky kontroll vjen si pasojë e lejimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, ditën e djeshme.
Kontrolli në banesë do të realizohet si pasojë e mos gjetjes së provave inkriminuese. Siç dihet ky proces nisi ndaj deputetit Tahiri pas zbardhjes së përgjimeve nga një bandë kriminale narko-tarafikante të lëndëve narkotike, ku gjatë bisedës përmendej edhe emri Saimir apo edhe njerëz të pushtetshëm. /AlpeNews.al/


