• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBARKOJNË 182 TURISTË NË VLORË/ Ja si e karakterizuan ata qytetin
Home
Destinacione

ZBARKOJNË 182 TURISTË NË VLORË/ Ja si e karakterizuan ata qytetin

26 October, 2019 k.autor Destinacione

Qyteti bregdetar i Vlorës është kthyer në një pikë mjaft të rëndësishme të itinerarit të anijeve turistike që përshkojnë Mesdheun. 182 turistë nga Franca, Gjermania por edhe vende të tjera të europiane kanë mbërritur në Portin e Vlorës me kroçerën “La Belle De L’Adriatique”.

Ata janë mirëpritur nga stafi i portit dhe iu është ofruar informacion në lidhje me zonat turistike të qytetit, ndërsa destinacioni i tyre ishte Apolonia e Fierit dhe qyteti i Beratit. Për turistët kjo vizitë është e para që ata bëjnë në Shqipëri. “Vend është shumë i bukur. Plazhi është shumë i pastër dhe më pëlqen qetësia e vendit” thanë disa nga turistët.

Vilson Dardha, agjent në Portin e Vlorës ngre shqetësimin e mungesës së informacionit për zonat historike të qytetit të cilat mund të vizitoheshin nga këta turistë. “Këto do të shkojnë në Apoloni të Fierit sepse është e përcaktuar guida. Resorte ka dhe Vlora, por duhet përcaktuar në guidë që do të shkoj në filan vend apo në filan vend. Këto e kanë të përcaktuar se do të shkojnë në Apoloni të Fierit.

Duhen reklamuar tek guidat se Vlora reklamon edhe këtë resort si për shembull Kalaja e Kaninës, Zvërneci apo Orikumi. Këto duhet të vendosen tek guidat qendrore në Tiranë. Duhet reklamuar se Vlora ofron edhe këto resorte’ tha ai. Masat e marra gjatë sezonit të fundit turistik për lehtësimin e lëvizjes dhe ankorimit të mjeteve turistike kanë bërë të mundur që gjatë 2019 numri i jahteve, kroçerave dhe anijeve turistike në vendin tonë të rritet ndjeshëm krahasuar me 2018.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRKTHIMI I LEGJISLACIONIT TË BE/ Dyshime mbi procedurën. MEPJ vepron që nga 2009 sipas...
Previous article GATI PROTESTA E MADHE NË NEW YORK/ Shqiptarët do kërkojnë dënim “ekzemplar” për krimet serbe në Kosovë

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT