Autori i i vrasjes së Kastriot Reçit ka qëlluar nga kati i 8 i një pallati i shpallur i pabanueshëm nga bashkia për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.
Sipas autoriteteve ai ka qëlluar nga dritarja e tualetit duke thyer edhe grilën për të bërë vend për snajperin.
Pak më parë u njoftua se autori ka përdorur banesën e shokut të Armando Gjinit, ky i fundit dyshohet se u ekzekutua nga Kastrioti në Gusht të 2019-ës, brenda makinës së tij në praninë e dy fëmijëve të mitur.
Sipas të dhanëve dhe ngjarjeve që kanë ndodhur pista kryesore e vrasjes është hakmarrje për Armando Gjinin. Gjini i cili njihej si anëtar i bandës së baronit të drogës Met Kanani është vrarë para Katedrales së Rrëshenit.
Reçi u vra dje paradite pranë lokalit të tij në Rrëshen. Kujtojmë që përpara se të ndodhte krimi, ai kishte lënë takim me një grua, e cila mund të cilësohet dhe si ‘karremi’ i vrasjes së bisnezmenit, që u ekzekutua pranë lokalit të tij.