• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET SKEMA/ Si nisi skema e mashtrimit me bursat, 20-vjeçari që “maskohej” si mbesa e Ramës përmes një e-mail
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBARDHET SKEMA/ Si nisi skema e mashtrimit me bursat, 20-vjeçari që “maskohej” si mbesa e Ramës përmes një e-mail

29 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Bursa studimi falas për në SHBA, një skemë mashtrimi që çoi në pranga 20-vjeçarin nga Devolli Ermes Hoxhallin këtë mes korriku, fillesat i ka që në shtator të 2023.

Djaloshari, i cili kishte krijuar identitet të rremë duke u hequr si Klea Rama, mbesa e kryeministrit shqiptar, mundi të depërtonte në strukturën e Ministrisë së Arsimit, pa u takuar asnjëherë me asnjë zyrtarë.

Top Channel ka siguruar  e-mailin që personazhi ‘fake’ i ka dërguar zv/ministres së arsimit, Nina Gugës më 15 shtator ku shkruan:

“Kërkojmë që maturantët e të gjitha shkollave të arsimit publik shqiptar të plotësojnë dokumentin për shprehje interesi në projektin ‘Let’s talk together about US’2024’. Projekti synon informimin për studime në Shtetet e Bashkuara, por edhe zhvillimin e aktiviteteve me fokus informimin duke u argëtuar. Projekti mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe drejtohet nga zyra e DYCD në New York City. Me anë të formularëve të cilët me lejen tuaj do të plotësohen nga maturantët në të gjithë Shqipërinë, ne do të bëjmë kalkulimin dhe detajet e projektit, duke nisur nga kostot financiare që do mbulohen nga ne, udhëtimet e një sërë aktivitetesh të tjera, projekti do të depozitohet nëpërmjet Ambasadës Amerikane në Shqipëri pasi të miratohet nga zyra përgjegjëse e departamentit. Tani kërkojmë lejen tuaj për të nisur bisedimet me Zyrat vendore arsimore dhe më pas me titullarët e shkollave. Shpresoj të kem një përgjigje sa më të shpejtë pozitive, pasi jam pak e vonuar me procedurat”.

Pas këtij e-maili, tre ditë më vonë, më 18 shtator 2023 kërkesa miratohet dhe i delegohet Drejtorisë së Përgjithshme të arsimit për zbatim, me porosi të drejtorit të politikave të arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit ku urdhërohen që të koordinohen me Klea Ramën për informimin e maturantëve.

Por mjafton të bëhet një kërkim i thjeshtë në faqen zyrtare të internetit të Departamentit të Rinisë dhe zhvillimit të komunitetit në New York, dhe është thjeshtësisht e qartë dhe informacion i gjendshëm se ky rrjet mbështet vetëm të rinjtë dhe familjet e tyre amerikane nga New York-u.

Mirëpo duket se hallkat e verifikimit kanë munguar, pasi projekti u shtri në gjimnazet nga veriu në jug të Shqipërisë, ku u mashtruan jo vetëm nxënësit por edhe mësuesit, të cilët u bënë pjesë e një votimi për përzgjedhjen e koordinatorëve dhe maturantëve me rezultatet më të mira.

Gjatë një viti të funksionimit të këtij projekti fiktiv, në disa faza, nuk kanë munguar edhe postimet në rrjete sociale të shkollave me falenderime për drejtoreshën e përgjithshme të arsimit parauniversitar Rezarta Allës si dhe në veçanti për drejtuesen e projektit “Klea Rama”.

Në takimet shkollore për programin mashtrues, Klea gjithmonë mungonte, por kujdesej që të dërgonte mesazhe zanorë, ku edhe emri i projektit thuhej gabim.

Policia e Shtetit, në lidhje me këtë çështje njoftoi nisjen e hetimit për mësuesen e anglishtes si drejtuesen e kabinetit të projektit dhe drejtoreshën e shkollës “Qemal Stafa”, por përfshirja në projekt duket se është urdhëruar që nga maja e piramidës institucionale, Ministria e Arsimit, dhe jo vetëm në një shkollë.

Një tjetër fakt është e-maili i dërguar nga Ministria e Arsimit drejtuar ZVA-ve dhe drejtorëve të shkollave, pas zbulimit të programit mashtrues e njoftimit për shtyp të policisë, drejtori i politikave në MAS në po të njëjtën datë më 6 qershor në pasdite kërkon me porosi të eprorëve ndërprerjen e menjëhershme të projektit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GREVË URIE NË BURGJET GREKE/ Mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Previous article VOTA E DIASPORËS/ Rama: Zotim i mbajtur për shqiptarët e mbarë Botës, më kanë dhuruar energji të jashtëzakonshme

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT