• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET SKEMA/ Si merrte tutori eurot e prostitucionit, dëshmitari: Mbante dy femra në dhomë, njërën…
Home
Breaking News

ZBARDHET SKEMA/ Si merrte tutori eurot e prostitucionit, dëshmitari: Mbante dy femra në dhomë, njërën…

11 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në Gjykatën për Krime të Rënda është duke u zhvilluar procesi gjyqësor në ngarkim të Fitim Dumanit dhe Denis Shabës, të akuzuar për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i personave të rritur”.A

Fitim Dumani

Procesi është në fazën e shqyrtimit të provave të Prokurorisë, ndërsa para Gjykatës dhanë dëshminë e tyre 6 persona.

 

Këta të fundit kanë treguar për njohjen që kanë me Dumanin dhe marrëdhënien që ky i fundit ka pasur me dy vajzat që dyshohet se i ka shfrytëzuar. Nga dëshmitë e dhëna, mësohet se Dumani ka përdorur llogaritë e personave që njihte për të bërë tërheqjet e parave të dërguara nga vajzat, kryesisht nga Italia.

Ndërkohë, referuar hetimeve, dy prej vajzave kanë ushtruar prostitucionin edhe në Durrës, kundrejt shumave 100 deri në 300 euro. Dëshmitari me inicialet B.H., i cili nuk pranoi të dëshmonte në Gjykatë para oficerëve të Policisë Gjyqësore, ka thënë se shtetasen K. e njihte si bashkëshorten e tretë të Fitimit, ndërsa tregoi edhe për një rast të kalimit të eurove në llogarinë e tij.

“Kushëriri më ka thënë se është gruaja tij e tretë. Fitimi jetonte me këto dy femra në një dhomë të vogël pranë plazhit. Gjithmonë kam pyetur veten se si i mbante të dyja”, është shprehur ai.

Edhe shtetasi me inicialet S.E. ka deklaruar para Gjykatës se, mendonte se Fitimi ishte i martuar me shtetasen K., ndërsa tregon se me ta ka pirë vetëm një kafe dhe se kjo e fundit i ka dërguar njëherë një shumë eurosh. Sipas deklaruesit, shtetasja K. i kishte dhënë 500 euro, kjo pasi më herët ai i kishte dhënë Fitimit një borxh.

Por për Prokurorinë, eurot kanë qene 650 dhe qëllimi i dërgimit ka qenë tjetër, që t’i merrte i pandehuri dhe për të shlyer borxhin. Edhe dëshmitari i tretë, që doli para Gjykatës, konfirmoi se në emrin e tij është bërë tërheqja e një shume eurosh, të dërguara nga K., megjithëse, sipas dëshmitarit, nuk e njihte fare dhe eurot i ka marrë Fitimi.

DHUNA

Sipas dëshmitarit me inicialet S.Y, i cili ka punuar në një lokal me muzikë live, të cilin e ka pasur i pandehuri tjetër Denis Shaba, në një rast ka parë që Fitimi ka qëlluar shtetasen K.. Në seancë, prokurorja lexoi deklarimet e dhëna me herët nga ai, të cilat u pranuan edhe nga Gjykata si provë.

“Fitimi ka ushtruar dhunë ndaj K., më pas ajo ka qenë në gjendje të fikëti”, tha prokurorja ndërsa vazhdoi të lexonte dëshminë e S.Y.. “Njëherë, kur kanë qenë në lokal, Fitimi bashkë me K.D. dhe K.B., kjo e fundit është bërë xheloze për vajzën tjetër dhe ka përplasur shishen përtokë. Më pas, së bashku me Fitimin janë ngritur nga tavolina dhe në tualet, pasi ka ushtruar dhunë, K. ka qenë në gjendje të fikëti”, ka thënë dëshmitari para hetuesve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VODAFONE/ Nga të parat kompani në botë me politikë përkrahëse për punonjësit e prekur nga dhuna në familje
Previous article BISLIM AHMETAJ/ Ku ta festojmë ditëlindjen tënde Azem, në PD Rudinën ta kanë shpallë “tradhtare”!?

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë Aktualitet

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë

PAMJE TË RËNDA/ Policia qëlloi me plumba gome, i riu me plagë në qafë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia qëlloi me plumba gome, i riu me plagë në qafë

PËRPLASJA TE RRUGA E DURRËSIT/ Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca Aktualitet

PËRPLASJA TE RRUGA E DURRËSIT/ Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT