• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET SKEMA/ ‘Më dha porosi Artan Lame për 40 mijë euro’, si i gjobisnin 3 të rinjtë bizneset në Tiranë
Home
Breaking News

ZBARDHET SKEMA/ ‘Më dha porosi Artan Lame për 40 mijë euro’, si i gjobisnin 3 të rinjtë bizneset në Tiranë

14 February, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën arrest me burg, Ergys Ahmetjan, ndërsa burg me afat 30 ditor për dy të arrestuarit e tjerë, Andi Basha e Gëzim Kusi, pjesë e grupit të gjobvënësve që shiteshin si zyrtarë në Tiranë. Ata akuzohen për mashtrim në bashkëpunim të mbetur në tentativë, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në dosjen hetimore thuhet se arrestimi ka ardhur pas kallëzimit të shtetasit Erald Çaushi, që pretendon se ka një kushëri të vetin menaxher të një kazinoje në Tiranë pa treguar emër, që pretendon se njëri nga të pandehurit është prezantuar si Andi Basha, i cili i ka thënë se do shkonte ta takonte për porosinë e Tanit për 40 mijë euro.

Por si i mashtronin të rinjtë bizneset? (SKEMA)

Ergys Ahmetaj, Andi Basha e Gëzim Kusi përdornin emrin e kreut të Kadastrës për të mashtruar bizneset. Të gjitha zhvatjet ndaj bizneseve e quanin “porosi” të Artan Lamës. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Report Tv, Keti Banushi 3 të rinjtë, u kapën pas denoncimit të E.Ç, të cilit tentuan t’i zhvatnin 40 mijë euro.

“Ajo porosi ishte e Artan Lames dhe për asgjë më tepër. Aty ky shtetas ka filluar të dyshoj dhe i ka thanë të shkojnë në zyrë për të marrë lekët, si dhe duke marrë shkas nga ngjarjet që kanë ndodhur dhe ishin transmetuar në media një muaj më parë ka dyshuar se ka rënë pre e mashtrimit. Në këtë moment ka lajmëruar policinë menjëherë, dhe gjatë kohës që qëndronin ka parë se ky person po fshinte bisedat në aplikacionin “Snap chat” dhe ka konstatuar bisedat “Shko aty dhe fol i qetë, thuaj më ka dërguar Artani për atë porosinë, jam këtu tek Tajvani përballe”. Andi i thotë sa kam për të marrë, ndërsa shtetasi Gers Kusi i thotë 40.000 euro. Gersi i përgjigjet që është një i Bajrave nga Shkodra që i vendos.”- thuhet në dosjen e siguruar nga Report Tv.

Kur bizneset nuk bindeshin, gjobat merreshin edhe me presion, duke përmendur fisin e Bajrave të Shkodrës.

“Do ti thotë MRSH-ja. Është shumë killer ai, vë shumë gjoba në Shqipëri. Në bisedë e sipër Andi i thotë po këto shkodranët, Gersi i thotë që 3000 i merr ai që vjen nga 40.000 domethënë Andi. Kallëzuesi thotë se ka pyetur Andin se kush e ka dërguar dhe i ka thënë se Gers Kusin e ka shok por pas këtij është Ergys Ahmetaj. Biseda këto të dokumentara me procesverbalin e kqyrjes së celularit të shtetasit Erlad Çaushi.”- vijon dosja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INCENERATORI I ELBASANIT/ Shtyhet seanca, të pandehurit kërkuan pushimin e akuzave
Previous article ANALIZA/ “Konstatimi është alarmues”, a po i mbaron Perëndimit municioni për luftën në Ukrainë?

s.autor

Postime të ngjashme

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT