• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET SKEMA E PROSTITUCIONIT NË TIRANË/ Dy kinezet shfrytëzonin 7 vajza të reja, i kërcënonin dhe dhunonin
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBARDHET SKEMA E PROSTITUCIONIT NË TIRANË/ Dy kinezet shfrytëzonin 7 vajza të reja, i kërcënonin dhe dhunonin

22 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 52-vjeçare me origjinë nga Kina është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, nën akuzë për shfrytëzim prostitucioni.

Po ashtu, në kërkim është shpallur edhe bashkëpunëtorja e saj 38-vjeçare, pas zbulimit të një skeme për shfrytëzimi prostitucioni. Dy gratë nga Kina rekrutonin vajza të reja nga kineze ose filipinase dhe i detyronin të prostituonin. Aktivitetin e tyre e reklamoni nën faqen online “Escort Tirana”, ndërsa në momentin që vajzat donin të tërhiqeshin nga ky aktivitet, ato i dhunonin apo kërcënonin. Raportohet se 38-vjeçarja ka arritur t’i marrë një prej vajzave duke e shantazhuar me foto, 15 mijë euro.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Red light 2”, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Rekrutonte shtetase të huaja dhe më pas i shfrytëzonte për prostitucion, arrestohet një shtetase kineze. Shpallet në kërkim bashkëpunëtorja e saj dhe procedohen penalisht 7 shtetase të tjera, për ushtrim prostitucioni.

Sekuestrohen 4500 euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal, 1 laptop, 3 aparate celulare, 2 pasaporta, dhe 3 fletore me shënime.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e trafiqeve të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Red light 2”.

Në kuadër të këtij operacioni:

– u arrestua shtetasja kineze Y. Y., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi prostiucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, dhe “Dëmtime te tjera me dashje”, parashikuar nga nenet 114, 115, 90 të Kodit Penal.

– u shpall në kërkim shtetasja kineze N. D., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi prostiucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, dhe “Dëmtime te tjera me dashje”, parashikuar nga nenet 114, 115, 109-b, 90 të Kodit Penal;

– u proceduan në gjendje të lirë 7 shtetase të huaja për ushtrim prostitucioni.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se dy autoret e dyshuara, nëpërmjet rrjeteve sociale rekrutonin shtetase kineze dhe filipineze, të cilat i akomodonin në një ambient të marrë me qira të përshtatur për shfrytëzim prostitucioni dhe më pas duke përdorur faqen “Escort Tirana” i shfrytëzonin për prostitucion. Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy autoret e dyshuara me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasja N. D., me anë të shtrëngimit me anë të kanosjes, duke i bërë presion me anë të fotografive, ka marrë shumën 15 000 euro, nga njëra nga vajzat e shfrytëzuara, pasi kjo e fundit ka kërkuar të heqë dorë nga ky aktivitet kriminal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4500 euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal, 1 laptop, 3 aparate celulare, 2 pasaporta, dhe 3 fletore me shënime.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK TA ZËVËNDËSOJ DOT MAMIN, POR..."/ Urimi prekës i Agron Llakaj për ditëlindjen e të bijës
Previous article E RËNDË/ Ndërron jetë një 53-vjeçar në Vlorë, dyshohet se…

s.autor

Postime të ngjashme

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina Aktualitet

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT