• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zbardhet skema e financimit të aeroportit të Vlorës. Shteti do paguajë fitimin e munguar
Home
Sociale

Zbardhet skema e financimit të aeroportit të Vlorës. Shteti do paguajë fitimin e munguar

1 February, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Parlamenti miratoi pa votat e opozitës, projektligjin që autorizon qeverinë të nisë shqyrtimin e ofertës së turqve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës do të behet me financim të privatit, por buxheti i shtetit do të mbulojë kostot e trafikut të munguar të pasagjerëve. Numri i pasagjerëve që kompania parashikon të ketë në vit, do të përcaktohet në kontratë.

DEBATI

Dy ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri thanë gjate shqyrtimit ne Komisionin e Ekonomise se qeveria do të marrë riskun minimal për mbulimin e trafikut të munguar. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha investimi do të jetë tërësisht privat, pa pjesëmarrjen e buxhetit të shtetit. Ministri Ahmetaj shpjegoi se nëse nuk realizohet numri i parashikuar i pasagjerëve, kostoja për trafikun e munguar do të mbulohet nga buxheti i shtetit, por risku do të jetë i ulët.

“Parashikohet që kthimi i investimit dhe realizimi i fitimit për këtë projekt të bëhet nëpërmjet tarifave, që do të paguajnë përdoruesit fundorë për shërbimet që do të ofrohen, por duke kërkuar gjithashtu, dhe një garanci jo sovrane nga shteti shqiptar, në rast të mosrealizimit të parashikimeve të numrit të pasagjerëve: Është koncepti i garantimit të minimumit të riskut, duke iu referuar numrit të pasagjerëve. Është një metodologji shumë e njohur.

Madje, së fundmi, Aeroporti i Zagrebit, që është ndërtuar gjatë tre-katër viteve të fundit dhe është futur në përdorim e operim vetëm rishtazi, ka të njëjtën formulë të garantimit të ndërtuesit dhe operatorit. Risku i kërkesës: Nëse do të ecim me logjikën e garantimit të numrit të pasagjerëve, pra, nëse do të vendoset në negociatë të ecet me atë drejtim, që është besoj një standard ndërkombëtar, atëherë, ky risk i mbetet në potencë buxhetit të shtetit, pra, nëse nuk materializohet numri i pasagjerëve, mbi të cilin mund të bazohet logjika e planit të biznesit.

Po ju sjell shembull për ta furnizuar argumentin, jo shembull ligjor: nëse logjika është që mbulimi i të gjitha kostove të jetë te 600 mijë pasagjerë, nëse do të materializohen 400 mijë pasagjerë, kostoja buxhetore do të shkojë maksimumi 2.5 milionë dollarë”, u shpreh Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj tha se në 2-3 vitet e para të operimit, parashikohet që numri i pasagjerëve të jetë 600 mijë, ndërsa kompania parashikon rritje të numrit të tyre 7 për qind në vit.

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, deputetja Jorida Tabaku, tha se kohëzgjatja e ndërtimit të aeroportit të Vlorës do të shtojë 3.5 vjet kohëzgjatjen e koncesionit të Rinasit.

“Ndryshe nga operimi i aeroportit të Kukësit, që nuk ka impakt në zgjatjen e mëtejshme të afatit të koncesionit të aeroportit të Tiranës, vënia në operim e aeroportit të Vlorës do të ndikojë me zgjatjen me 0,5 vjet, për çdo vit të mbetur nga koncesioni aktual deri në vitin 2027. Sikur punimet të fillojnë në qershor 2018, siç pretendon Kryeministri, ky aeroport nuk mund të jetë gati para vitit 2020 duke pasur parasysh kohën fizike për ndërtimin dhe certifikimin e tij, që do të thotë, se shtesa për koncesionin e aeroportit ‘Nënë Tereza’ do të jetë 3-3.5 vjet”, u shpreh tabaku.

Ministri Ahmetaj tha se ndërtimi i aeroportit të Vlorës do të mundësojë heqjen e monopolit të Rinasit dhe do të rrisë konkurrencën.

“Ne mendojmë se hyrja në tregun shqiptar e një aeroporti tjetër, do të bëjë të munduar heqjen e monopolit të këtij shërbimi nga Aeroporti i Rinasit, i menaxhuar nga Tirana Internatinal Aeroport, dhe do të sjellë patjetër një rritje të konsiderueshme të konkurrencës në këtë sektor”, tha Ahmeta

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Motra e këngëtarit shqiptar po i çmend të gjithë me bukurinë dhe format bombastike
Previous article Caktohet data, ja kur testohen mësuesit për shtesë mbi pagë. Sa përfitojnë

g.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO)

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT