• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ZBARDHET PROJEKTLIGJI/ Stop pijeve energjike nën 18 vjeç. Gjoba për shkelësit, ndalohet dhe…
Home
Ekonomi

ZBARDHET PROJEKTLIGJI/ Stop pijeve energjike nën 18 vjeç. Gjoba për shkelësit, ndalohet dhe…

16 September, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Përveç alkoolit e duhanit, të miturit do të mbrohen edhe nga pijet energjike dhe ato me gaz që përmbajnë sheqer të shtuar. Një grup deputetësh kanë bërë gati një projektligj, që propozon ndalimin e tregtimit dhe ofrimit të këtyre pijeve personave nën 18 vjeç, jo vetëm në ambientet e shkollës, por edhe në dyqane, bare apo restorante.

Katërmbëdhjetë nenet e projektligjit që do jenë pjesë e ligjit “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit” synojnë kufizime si në përdorim tregtim apo reklamim të pijeve të tilla për të miturve, duke e shoqëruar me gjoba edhe për të rriturit, e cila varion nga 10-30 mijë lekë, në varësi të vendit ku ofrohet pija.

Sanksione ka edhe për reklamimin e tyre në mjedise publike, rrugë a parqe, gjobë e cila varion nga 100-200 mijë lekë. Projektligji propozon kufizime të njëjta por pijet energjike dhe ato me gaz, të cilat përmbajnë sheqer të shtuar, njësoj si për alkoolin porsa i takon publicitetit në media në institucionet arsimore që frekuentojnë fëmijët e adoleshentët.

Një problematikë e njëjtë është ngritur përpara pak muajsh edhe në Kosovë. Komisioni i Shëndetësisë në shtetin fqinj ka vendosur që në të gjitha pijet e tilla të shënjohet “+18”, të ndalohet shitja e tyre brenda dhe në afërsi të shkollave, ndërsa shumë shpejt kërkon krijimin e kornizës ligjore. Konsumi i pijeve të tilla vitet e fundit ka qenë pjesë e shqetësimeve në disa vende të botës, disa prej të cilave tashmë i kanë marrë masat e tyre, duke lejuar shitjen vetëm në farmaci si dhe aplikimin e masave vullnetare për të ulur konsumin.

Të tjera vende kanë forcuar kuadrin rregullator të marketingut të pijeve jo të shëndetshme për fëmijët, duke vendosur kufizime në orare apo në programe të caktuara. Përveç vakumit ligjor të deritanishëm, Shqipëria nuk ka ndërmarrë asnjë studim për pasojat negative të këtyre pijeve.

Edhe relacioni shoqërues i projektligjit përdor si argumente studime të disa vende të BE-së, të cilët kanë nxjerrë të dhëna problematike, ndërsa rendisin rreziqe pafund si pasojë e përdorimit të tepërt të pijeve energjike, duke nisur nga nervozizmi, tensioni e pagjumësia e deri te varësia e arresti kardiak.

8558585TE DHENA DHE ARGUMENTE KUNDËR

Një në tre të rinj raporton konsum të pijeve energjike

Pijet energjike përbëjnë 20% të produkteve ushqimore, që gjenden në treg. Me rritjen e pranisë se tyre në treg, po aq i lartë është edhe rreziku toksik nga taurina ose mbidoza nga kafeina.

Edukimi mbi ushqyerjen e shëndetshme, pjesë e kurikulës, ndërkohë që brenda mjediseve të saj  lejohet tregtimi i pijeve energjike dhe ato me gaz. Konsumi i pijeve energjike nga fëmijë e adoleshentë lidhet me tre sjellje të rrezikshme: përdorimi i alkoolit, konsumi i duhanit dhe ai i drogave.

Ekspozimi mesatar i kafeinës në pijet energjike – 23.5 mg/ditë për adoleshentët

14 rreziqe të përdorimit të tepërt të pijeve energjike: arrest kardiak; dhimbje koke e migrenë; rritje e ankthit; diabet të tipit 2; pagjumësi; ndërveprim me medikamente; varësi; sjellje e rrezikshme; çrregullime dhe nervozizëm; të vjella; reagime alergjike; presion të lartë gjaku; overdozë niacine dhe lirim të hormonit të stresit

Pijet e gazuara janë burimi kryesor i sheqernave të shtuara, të dendura me kalori dhe sasi të vogla lëndësh ushqyese. Kjo rrezikon obezitet, karies dentar, diabet, pubertet të hershëm dhe sjellje agresive, si te fëmijët dhe adoleshentët.

OBSH: 14% e të rinjve nga mosha 11-15 vjeç konsumojnë pije energjike 2-4 herë në javë, ndërsa 5% ishin konsumatorë të përditshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kategoria e Dytë, Grupi B/ Maliqi dhe Gramozi udhëheqin në transfertë
Previous article Kategoria e Dytë, Grupi A/ Mbyllen pjesët e para, ekipet udhëtuese bëjnë “ligjin”

Isa.Autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT