• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET PROJEKTLIGJI/ Lleshaj: Policia do përgjojë pa lejen e prokurorisë! Në survejim elementët kriminalë
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBARDHET PROJEKTLIGJI/ Lleshaj: Policia do përgjojë pa lejen e prokurorisë! Në survejim elementët kriminalë

22 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një ditë pasi Shqiptarja.com dhe Report TV zbardhen projektligjin që i jep të drejtë policisë të përgjojë pa lejen e prokurorisë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e ka pranuar këtë nismë ligjore të qeverisë. Duke iu përgjigjur pyetjes së Report TV, ai tha se përgjimet do të autorizohen nga drejtues të policisë si organi ligjzbatues  për parandalimin e krimir, pa autorizimin e prokurorisë.

“Policia e Shtetit është vetë organ ligjzbatues dhe ka detyrën dhe përgjegjësinë për të ushtruar parandalimin e krimit. Dhe leja do të jepet nga autoritetet përkatëse, drejtuese të policisë. Thashë edhe njëherë, Policia është një organ ligjzbatues i këtij shteti, e cila ka detyrë ekskluzive parandalimin e krimit. Dhe në funksion të këtij parandalimi, Policia do të ketë edhe këto instrumente në dorë”, tha Lleshaj.

Lidhur me shqetësimin publik se projektligji i ri kërcënon të drejtat e njeriut, pasi krijon hapësirat që policia të kthehet në një instrument nga pushteti, Lleshaj tha se alarmi është dhënë nga ata që nuk janë njohur me draftin.

“Ne s’kemi nisur ndonjë plan për survejimin e të gjithë shtetasve shqiptarë në parlament. Nuk ka një plan të tillë, të survejojmë shtetasit shqiptarë. Janë dhënë alarme nga ata që ende nuk janë njohur me iniciativën e qeverisë, e cila synon vetëm t’i krijojë policisë mundësitë për të ushtruar funksionet e saj në drejtim të parandalimit të krimit”, tha Lleshaj.

Report Tv ka mësuar se nisma ligjore ndryshon nenin 131 të ligjit aktual për Policinë e Shtetit, duke i dhënë kompetencë policisë, pa marrë leje tek prokuroria, të përgjojë bisedat e personave në ambiente publike, në mjete të transportit publik si dhe bisedat telefonike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUNGON ZYRTARIZIMI I CONTES/ Ja data kur do të rifillojë Seria A
Previous article REAGIMI/ Rama: Përshëndes kthimin e opozitës në Reformën Zgjedhore, inshallah këtë herë ta mbyllim

Delo.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT