• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
ZBARDHET PLANI PËR CHAMPIONS/ Valverde: Rakitiç? S’jemi për biznes, por për trofe
Home
Futboll
La Liga

ZBARDHET PLANI PËR CHAMPIONS/ Valverde: Rakitiç? S’jemi për biznes, por për trofe

25 August, 2018 Isa.Autor Futboll, La Liga, Sport

Në Barcelonë janë të fiksuar pas Cham pions-it dhe po bëjnë gjithçka për të triumfuar këtë sezon. Duke përfituar nga problemet që ka në start Reali i Madridit, por mbi të gjitha nga forca që ka ekipi katalanas. Drejtuesit kanë lëvizur shumë mirë në merkato dhe i kanë krijuar kushtet trajnerit Valverde, që të ketë një grup kompakt dhe të fortë, mbi të gjitha alternativa të shumta. Lojtarët që janë në stol nuk kanë shumë diferenca me ata, që do të jenë në fushë dhe gjatë sezonit, trajneri mund të përziejë kartat dhe t’ia dalë më së miri nga kalendari i ngjeshur.

Mjafton të shohësh dy skuadrat për të kuptuar potencialin që kanë katalanasit këtë herë. (Skuadra 1: Ter Shtegen, Roberto, Pike, Umtiti, Alba, Buskets, Rakitiç, Kutinjo, Mesi, Suarez, Dembele) (Skuadra 2: Silesen, Semedo, Vermalen, Lenglet, Miranda, Vidal, Denis Suarez, Rafinja, Artur Melo, Malkom, Munir).

VALVERDE- Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka dashur t’i mbajë me këmbë në tokë të tijtë dhe thotë se duhet të punojnë maksimalisht për të tentuar t’i fitojnë të gjithë trofetë. Në prag të ndeshjes me Vajadolidin ai mbyll përgjithmonë çështjen “Rakitiç” dhe interesimin që ka PSG-ja për të. “Nuk jemi këtu për të bërë biznes, por për të mbushur palmeresin e trofeve të Barcelonës. Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe i jashtëzakonshëm. Shpresoj që të qëndrojë këtu”, tha fillimisht Valverde. Më tej, numri një i katalanasve thotë se skuadra duhet të bëjë ndeshje të zgjuar dhe të ketë durim sa të gjejë golin, ashtu si në sfidën e parë ndaj Alaveshit.

 

“E dimë që na pret një ndeshje e vështirë, sepse kundërshtarët do të mbrohen. Vajadolidi vjen me dëshirën për të bërë surprizën, por ne duhet të jemi të qetë dhe të prodhojmë futbollin tonë. Rinovimi? Nuk kam folur me asnjë. Jemi në shtator, por ka kohë për të folur rreth kësaj teme”, përfundoi trajneri i katalanasve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E THJESHTË DHE E BUKUR/ Këngëtarja shqiptare shkëlqen në imazhet e fundit në Instagram... (FOTO)
Previous article NUK E HUMB AS EDHE NJË GRAM/ Kështu duket Blerona Zeqiri... (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë Futboll

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit Futboll

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë Futboll

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT