• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBARDHET PLANI I IZRAELIT/ Gati për të sulmuar objektivat ushtarake dhe energjitike në Iran
Home
Nderkombetare

ZBARDHET PLANI I IZRAELIT/ Gati për të sulmuar objektivat ushtarake dhe energjitike në Iran

13 October, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli ka përcaktuar objektivat ku mund të godasë Iranin. Infrastruktura ushtarake dhe ajo energjetike, mendohen te jenë shënjestrat kryesore, raporton NBC.

Lindja e Mesme mbetet në gatishmëri të lartë për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit, teksa Izraeli lufton grupet e mbështetur nga Irani Hezbollah në Liban dhe Hamasin në Gaza.

Izraeli ka thënë në mënyrë të përsëritur se do t’i përgjigjet breshërisë së raketave të Iranit më 1 tetor, e cila u nis si hakmarrje për operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza dhe Liban dhe vrasjet e një vargu liderësh të Hamasit dhe Hezbollahut.

Nuk ka asnjë tregues se Izraeli do të synojë objektet bërthamore ose do të kryejë atentate, thuhet në raportin e NBC, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë. Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë thanë se një përgjigje mund të vijë gjatë festës aktuale të Yom Kippur.

Hezbollahu tha të dielën se po luftonte forcat izraelite që po përpiqeshin të depërtonin në fshatin Ramya në Libanin jugor. Ushtria izraelite ndërkohë vazhdon të operojë në Libanin jugor për të çmontuar “infrastrukturën terroriste”, raporton A2.

Gjatë ditës së kaluar, forca ajrore izraelite goditën afërsisht 200 objektiva të Hezbollahut në Liban, duke përfshirë celula terroriste, poste raketore antitank dhe objekte të infrastrukturës terroriste.

Izraeli tha se pesë raketa të lëshuara që kaluan nga Libani u kapën nga forcat ajrore. Operacioni i IDF ka zhvendosur më shumë se 1.2 milionë njerëz, sipas qeverisë së Libanit, e cila thotë se më shumë se 2,100 njerëz janë vrarë dhe 10,000 janë plagosur në më shumë se një vit luftime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË ERSEKË/ Humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, përfundojnë në spital shoferi dhe pasagjerja
Previous article EMRI/ Tentoi të fshihte plagosjen me thikë të 26-vjeçarit në Elbasan, pezullohet nga detyra mjeku

s.autor

Postime të ngjashme

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan Botë

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime Botë

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes Botë

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT