• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET PËRPLASJA MES DY GRUPEVE NË TIRANË/ Si nisi konflikti mes dy biznesmenëve, plumbat kapën dhe një kalimtar (DETAJET)
Home
Breaking News

ZBARDHET PËRPLASJA MES DY GRUPEVE NË TIRANË/ Si nisi konflikti mes dy biznesmenëve, plumbat kapën dhe një kalimtar (DETAJET)

13 January, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e biznesmenit 42-vjeçar Sino Llanaj, pak më parë në Tiranë. Ka pasur një përplasje mes dy pronarëve të një objekti në ndërtim, përkatësisht Sino Llanaj dhe Albert Allmuçës, të cilët kanë shkuar në vendngjarje të shoqëruar me persona të tjerë.

Nga përplasja me armë është plagosur biznesmeni Llanaj, si dhe një kalimtar i rastit, shtetasi Klodian Komino, i cili një plumb rikoshetë e ka kapur në kofshë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, i plagosur me sende të forta ka mbetur edhe roja i objektit, Shkëlzen Biberi.

Dy pronarët Llanaj dhe Allmuça kishin rënë dakord për ndërtimin e objektit brenda vitit 2019, por kontrata mes tyre ishte prishur dhe objekti nuk është ndërtuar, duke sjellë probleme jo vetëm mes dy biznesmenëve, por edhe me banorët, që vijojnë të jetojnë me qira.
Vetëm katër ditë më parë ka pasur një konflikt fizik mes dy pronarëve dhe banorëve, të cilët kërkojnë ndërtimin e pallatit sipas kontratës.

Ndërkohë, ditën e sotme ka qenë investitori Sino Llanaj fillimisht në objekt, bashkë me disa shoqërues, dhe më pas ka shkuar edhe pronari Allmuça, edhe ai me disa persona të tjerë. Pas konfrontimit fizik, ka pasur të shtëna nga grupi Allmuça, ku është plagosur biznesmeni Llanaj dhe kalimtari. Burime nga policia thonë për gazetaren Bezat se është identifikuar personi që ka qëlluar me armë dhe po punohet për kapjen e tij. Në dëshminë e parë pas plagosjes, Sino Llanaj ka thënë se autor është shtetasi Albert Allmuça.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VJEHRRA ËSHTË..."/ Flavia e "Love Storyt" e thotë "troç": Mua nuk më pëlqen të jetoj me prindërit e tij...
Previous article COVID-19/ Bashkimi Europian: Vaksinat janë shumë të sigurta, po monitorojmë efektet anësore

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA NË TIRANË/ OKB: Të gjitha palët të përmbahen nga dhuna dhe të ulin tensionet Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ OKB: Të gjitha palët të përmbahen nga dhuna dhe të ulin tensionet

PROTESTA/ Sërish tensione para Ministrisë së Arsimit, përplasje mes protestuesve dhe policisë Aktualitet

PROTESTA/ Sërish tensione para Ministrisë së Arsimit, përplasje mes protestuesve dhe policisë

NJOFTIMI I RËNDËSISHËM/ Aeroporti i Rinasit: Ja fluturimet që anulohen Aktualitet

NJOFTIMI I RËNDËSISHËM/ Aeroporti i Rinasit: Ja fluturimet që anulohen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT