• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBARDHET PADIA/ “Anëtar i bandës së Berishës”, Sali Lusha kërkon 2 milionë lekë nga Balla
Home
Politikë

ZBARDHET PADIA/ “Anëtar i bandës së Berishës”, Sali Lusha kërkon 2 milionë lekë nga Balla

17 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës, ka paditur dje në Gjykatën e Tiranës kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, për shkaktim dëmi.

Lushaj bashkë me mikun e tij, Avdyl Gjomakaj, depozituan kërkesëpadinë në Gjykatë, ku kërkojnë 2 milionë lekë të rinj dëmshpërblim nga Balla, si dhe përgënjeshtrimin nga ana e tij të deklaratave të bëra publike.

Ata u referohen deklarimeve që deputeti socialist ka bërë rreth një javë më parë gjatë emisionit “Opinion”, ku i ka etiketuar si anëtarë të bandës së Sali Berishës. Gjatë emisionit po diskutohej për çështjen e krimit në Shqipëri, por specifikisht për rastin e “Babales”, për të cilin ka ndërhyrë në linjë telefonike deputeti socialist.

Për këtë rast, më parë ishin publikuar në disa portale fotografi të Sali Lushajt me Albert Veliun dhe Fredi Alizotin, për të cilat Lushaj pati edhe një reagim publik në profilin e tij të “Facebook”.

PADIA

Sali Lushaj dhe Avdyl Gjomakaj, të dy nga Tropoja dhe banues në Tiranë, depozituan dje në Gjykatën e Tiranës një padi kundër Taulant Ballës, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Objekti i kërkesëpadisë është: Detyrimi i palës së paditur, në këtë rast deputeti Balla, për t’u shpërblyer dëmin jashtëkontraktor, Lushajt e Gjomakajt, shkaktuar si rrjedhojë e thënieve dhe deklaratave të pavërteta. Deklarata të bëra publikisht nga pala e paditur, në emisionin “Opinion”, të datës 11 tetor 2018, përpara gazetarit Blendi Fevziu, në “Tv Klan”, në masën 2 milionë lekë të rinj.

Detyrimi i palës së paditur për të publikuar një përgënjeshtrim të përshtatshëm në faqen e parë të dy gazetave kombëtare, me qëllim sqarimin e natyrës abuzive dhe të pavërtetë të deklarimeve të adresuara paditësve. Ngarkimin e shpenzimeve gjyqësore palës së paditur. Bazat ligjore ku mbështetet kërkesë-padia e Sali Lushajt dhe Avdyl Gjomakajt janë: nenet 31, 32, 48 e 154 të Kodit të Procedurës Civile, nenet 3, 15/1, 17, 42 të Kushtetutës etj.

KERKESA

Në kërkesën e tyre, Sali Lushaj dhe Avdyl Gjomakaj shpjegojnë se janë familjarë, njerëz, që respektojnë ligjet dhe normat e së drejtës dhe gëzojnë respektin e komunitetit ku jetojnë.

“Më datë 11 tetor 2018, pala e paditur, Taulant Balla, gjatë një prononcimi në emisionin ‘Opinion’, në mënyrë të qëllimshme, ka bërë deklarata dhe pohime që me pavërtetësinë e tyre kanë cenuar rëndë imazhin, moralin dhe prestigjin tonë, duke na shkaktuar një dëm të rëndë. Ne do t’i paraqesim Gjykatës, në cilësinë e provës, CD-të përkatëse, në të cilat është e plotë fjala e palës së paditur gjatë ndërhyrjes telefonike në emisionin e përmendur më lart.

Megjithatë, në mënyrë të përmbledhur, i bëj me dije Gjykatës se diku nga minuta e parë, pala e paditur na ka etiketuar anëtarë të bankës së Sali Berishës. Theksojmë se nuk jemi anëtarë të asnjë bande dhe pjesë e asnjë strukture, që cenon rendin dhe sigurinë publike. Përkundrazi, jemi njerëz me përgjegjësi qytetare, që kemi dhënë gjak nga familja jonë, dëshmorë në mbrojtje të integritetit të këtij vendi”, shprehen në kërkesën drejtuar Gjykatës së Tiranës, Sali Lushaj dhe Avdyl Gjomakaj.

Deklarata e Balles 

Deklarata e Balles ndaj Lushajt, u be teksa ne nje prononcim ne emisionin “Opinion” pas daljes se pergjimeve per ceshtjen “Babale”, ku ishte perfshire edhe Sali Lushaj deklaroi:

“Nuk ka asnjë akuzë që vjen përveçse nga Lulzim Basha dhe një person nga i cili marr akuza për 13 vite, që ka bërë edhe detyrën e ish-Kryeministrit të vendit, Sali Berisha. Kërkova të ndërhyj në emisionin tënd për të sqaruar opinionin publik. Më vjen keq që dhe ju nuk e keni verifikuar, po dy numrat e telefonit që ju publikuat janë të personave anëtarë të bandës së Sali Berishës. Anëtar i bandës së Sali Berishës quhet Sali Lushaj dhe anëtar i bandës së Sali Berishës, Avdyl Xhomataj. Tani nëse dhe mua më bëni anëtar të bandës së Sali Berishës….

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAPORTI I KONKURRUESHMËRISË GLOBALE/ Shqetësimi kryesor në Shqipëri, krimi i organizuar
Previous article Kur e ka dhënë puthjen e parë aktorja seksi Eliona Pitarka? E zbuloni tani (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT