• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET NGJARJA/ Piu kafe dhe vrau të moshuarit pas konfliktit të një çasti, arrestohet autori në Dropull
Home
Breaking News

ZBARDHET NGJARJA/ Piu kafe dhe vrau të moshuarit pas konfliktit të një çasti, arrestohet autori në Dropull

5 May, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në Dropull, policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka vënë në pranga autorin Thoma Mastora, 69 vjeç. Burime për gazetarin e Report Tv, Piro Nase bëjnë me dije se 69-vjeçari ka qenë në banesën e çiftit duke pirë kafe dhe më pas i ka vrarë duke i qëlluar me sende të forta.

Sipas uniformave blu, shkak për vrasjen është bërë një konflikt i çastit që ka përshkallëzuar deri në përdorimin e sendeve të forta. Pasi i vrau më 2 maj, Thoma Mastora u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë çiftin Kosta e Kleoniqi Ilia, 80 e 84 vjeç, të vdekur në banesë.

Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa në një deklaratë për mediat zbuloi detaje nga ngjarja e rëndë, ndërsa përjashtoi pistën e vjedhjes në banesë. Ai theksoi se dy viktimave iu konstatuan shenja dhune me sende të forta në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Nga këqyrja sipërfaqësore e trupit të shtetasit Kosta dhe Kleoniqi Ilia u konstatuan  shenja dhune në pjesë të ndryshme të kokës dhe trupit. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ambienteve të banesës dhe gjithë oborrit nuk u konstatuan shenja të vjedhjes apo të krijohej bindja se autorët mund të kishin ushtruar kontroll me qëllim gjetjen e vlerave monetare apo sende me vlerë që mund të posedoheshin nga viktimat”, tha Çipa në një deklaratë për mediat.

Arsyet se çfarë çuan në konfliktin e çastit ende nuk dihen. Ndonëse policia e përjashton zyrtarisht pistën e vjedhjes, çiftit të të moshuarve iu është gjetur në banesë 5 milionë lekë të reja, ndërsa autori rezulton i dënuar më parë për vjedhje.

Sidomos pak ditë para se të ndodhte vrasja, Thoma Mastora kishte pirë disa herë kafe në banesën e çiftit Ilia. Report Tv solli foton e tij, ndërsa burime thonë se ai njihet në zonë si njeri problematik, ku është bërë disa herë pjesë e konflikteve në fshatin Bodrishtë.

Ndaj tij rëndon akuza penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi në momentin e arrestimit i është gjetur një sasi municioni luftarak, si edhe mjeti më t cilin ka vrarë të moshuarit që është dërguar për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DINAMIKA/ Kush është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull, i dënuar më parë për vjedhje (EMRI)
Previous article NDODH EDHE KJO/ Shpërthen lavatriçja gjatë procesit të larjes, plagoset 69-vjeçari në Don Bosko

s.autor

Postime të ngjashme

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin Aktualitet

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT